Aktiviteti i parë, pas COVID19, seminari për gjyqtarë dhe trajnerë

U mbajt mbledhja e radhës e bordit te Federatës se Karatesë e Kosovës, ndër pikat e rendit te ditës ishin edhe Propozimi për rishikim te kalendarit te garave për vitin 2020 pas Pandemisë Covid19.

Të gjithë u pajtuan për vazhdimin e garave te duke respektuar rekomandimet e Institucioneve Shtetërore te Shëndetësisë, IKSHPK-së.

Gjatë kësaj pjese do të te mbahen vetëm garat vendore zyrtare organizuar nga FKK-ja, si dhe seminari për gjyqtarë dhe trajnerë.

Aktivitet i parë pas Pandemisë do te jetë seminari organizuar nga Federata e Karatesë e Kosovës edhe përkundër pandemisë do të organizojë seminaret e radhës për gjyqtarë dhe trajnerë, me datën 9, 10 dhe 11 Tetor 2020, në Prishtinë, në Hotel EMERLAD.

Seminari do të udhëhiqet nga kryetari i komisionit të gjyqtarëve dhe komisionit për çështje sportive në nivel botërorë Javier Escalante dhe sekretari i komisionit të gjyqtarëve botëror Robert Hamara.

Kurse aktiviteti i parë garues me 01.11.2020 me Shpresat e Kosovës 2020 dhe U21, pastaj Turneun ndërkombëtar “Adem Jashari” dhe Kampionati i Kosovës 2021, nga grupmoshat 7 deri 17 vjeç, U 21 dhe seniorë ne dy disiplinat kata dhe kumite

Po ashtu pikë tjetër qe u diskutua me se shumti ishte përgatitja dhe caktimi i datës se mbajtjes se Kuvendit te zgjedhor te FKK-se, ku për datën orën dhe vendin u njoftojmë me kohë.

Poashtu bordi mori vendim qe te fillohet te punohet për Planin Strategjike te FKK-së, për periudhën 2021-2025.

Mbledhja u mbajt shkollën amerikane “Prishtina High School”, në lagjen Matiqan Prishtinë.

Me respekt:

Komisioni për Informim i FKK-së

Comments are closed.