Ardian Muhadri dhe Besimi Ilazi tani më licencën botërore (WKF)

Lajm i mirë nga Dubai

17690949_1306201272750128_1408673062_n (1)

Federata e Karatesë e Kosovës, tani ka edhe gjyqtarë me licencë botërore, kjo u arrit sot në seminarin dhe provimin e organizuar nga Federata Botërore e Karatesë (WKF) qe është duke u mbajt në Dubai.
Gjyqtarët Ardian Muhadri dhe Besimi Ilazi tani janë dy gjyqtarët qe kanë fituar licencën botërore te karatesë për ndarje e drejtësisë.
Ardian Muhadri fitoi licencën në dy disiplinat kata (luftëra me kundërshtarë te imagjinuara) dhe kumite (luftëra), ndërsa Besim Ilazi në kumite.
Me ketë rast kryetari i Federatës se Karatesë se Kosovës Ismet Krasniqi përgëzon shumë gjyqtarët kosovarë për ketë sukses te arritur nga gjyqtarët e karatesë se Kosovës, po ashtu mbetet me shpresë se shpejt do te pajisen edhe gjyqtarët tjerë.
Gjithashtu kryetar i FKK-së shpreson qe përvojën e fituar do te bartin edhe tek gjyqtarët e rinj te FKK-së, duke ngritur edhe shumë cilësinë ne ndarjen e drejtësisë.

Me respekt:
Komisioni për Informimi i FKK-së

Leave a Reply

Your email address will not be published.