Dy garues kosovar në Kampionatin Botëror për Universitete në mesin e 33 Universiteteve te botes

Përfaqësuesja e Kosovës në Karate po përfaqësohet me dy garues në Kampionatin Botëror për Universitete në mesin e 33 Universiteteve te botes qe do mbahet në Kobe-Japoni 2018.

37300492_1769193759784208_4147189733476270080_n

Ekspedita qe do te përfaqëson Federatën e Sporteve Universitare dhe Federatën e Karatesë se Kosovës në ketë kampionat përbehet nga sekretari i përgjithshëm i FKK-së, Nazmi Gashi me garuesit Alvin Karaqi dhe Elhami Shabani qe njëherazi janë edhe student te Universitetit “Hasan Prishtina” të Prishtinës.

Alvin Karaqi do te marr pjesë në disiplinën e kumiteve në kategori deri në 84 kilogram ku për kundërshtar do te ketë garuesin nga Japonia, Kamaguchi Koki.

37308849_1769193919784192_255217264649830400_n

Po ashtu edhe Elhami Shabani për kundërshtar do të ketë garuesin nikoqir nga Japonia Sakiyama Yusei, ne kategorinë deri ne 75 kilogram.

Suksese garuesve kosovarë.

 

37401925_1769193996450851_4691464567799152640_n

Me respekt:

Komisioni për Informim i FKK-së

Comments are closed.