Edhe FKK-ja në Festivalin Olimpik PyeongChang 2018 dhe Panairin e Sportit

 

Është hapur edhe zyrtarisht Festivali Olimpik PyeongChang 2018 dhe Panairi i Sportit 2018, aktivitete këto që po organizohen nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe që lidhen me shënimin e 10-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës.

viber image0
Hapja e Festivalit është bërë nga nënkryetari i parë i Komitetit Olimpik të Kosovës, Memli Krasniqi, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe ministri për Kulturë, Rini e Sport, Kujtim Gashi. Aktivitetet po mbahen në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Të pranishëm në hapje ishte edhe Federata e Karatesë e Kosovës me garues nga klubet të kryeqytetit, ku një demonstrim shumë te mirë beri Emira Maqedonci nga klubi As Prishtina vetëm 7 vjeçare, ku i pranishëm ishte edhe kryeparlamentari Kadri Veseli.

viber image

Demonstrime te katave dhe kumiteve në panair ishin edhe garuesit e klubit UNSU, Përparimi, Besa Obiliq, Fushë Kosova, Kampioni  dhe As Prishtina, ku kryetari falenderopi shume garuesit qe iu përgjigje ftesës se FKK-së për pjesëmarrje.

Krahas garuesve ishin edhe përzgjedhësi Isak Curri, kryetarja Buqe Shala dhe kryetrajnerja e klubit Unsu, Luljeta Shala, drejtori i klubit Përparimi Skender Krasniqi dhe kryetrajneri Lulzim Berisha.
viber image1

Me respekt:

Komisioni për Informim i FKK-së

Comments are closed.