Federata e Karatesë e Kosovës do të mbajë seminarin dhe provimin shtetëror për gjyqtarë0

Njoftim,

Komisioni i Gjyqtarëve pranë Federatës së Karatesë e Kosovës do të mbajë seminarin dhe provimin shtetëror për gjyqtarë, i cili do të mbahet me datën10 mars 2018 në Matiqan, në shkollë amerikane “Prishtina High School”

Seminari dhe provimi ndahen në dy pjesë:

gjyqtare

  • Seminari dhe provimi teorik – kumite dhe kata.
  • Seminari dhe provimi praktik – kumite dhe kata.

Seminari teorik dhe praktik është i detyrueshëm për të gjithë gjyqtarët.

Për kandidatët të cilët dëshirojnë të i nënshtrohen provimit është e detyrueshme të ndjekin seminarin teorik dhe praktik është pa pagesë (falas).

Në provim mundë të hyjnë kandidatët të cilët: nuk posedojnë licenca, dëshirojnë të avancojnë liçencat apo të ri liçencohen, (kandidatëve të cilëve ju skadon afati i licencave në vitin 2018 për të vazhduar si gjyqtarë duhet të i nënshtrohen provimit).

Uniforma zyrtare e gjyqtarisë është obligative për të gjithë kandidatët pa përjashtime, në të kundërtën nuk do të lejohen të marrin pjesë në seminar dhe provim.

we1

Seminarin teorik dhe praktik mund të ndjekin të gjithë trajnerët e akredituar nga komisioni përkatës i FKK-së. (akreditimet duhet të i prezantohen komisionit të gjyqtarëve) trajnerët duhet të jenë me uniformë sportive (tuta sportive), dhe nuk do të lejohen me veshje tjera të marrin pjesë në seminar.

Pagesa për provim është 20€,  të gjithë kandidatët (pa përjashtime) të cilët i nënshtrohen provimit duhet të paguajnë taksën e provimit.

Orari i seminarit dhe provimit shtetëror 10 mars 2018:

o          08:30 – 09:00 – regjistrimet dhe  pagesat (20€)

o          09:15 – 12:45 – seminari teorik  (kata – kumite)

o          12:45 – 13:45 – pauza

 

o          13:50 – 14:25 – provimi teorik (kumite – kata)  – pyetjet slide power point

o          14:30 -15:45  – seminari praktik (kata – kumite)

o          15:50 – 16:45 – provimi praktik kata:

 

Sqarim:

Provimi praktik në kata do të zhvillohet si vijon:

Kandidatët do të përformojnë nga një ose dy kata (sipas përzgjedhjes së tyre personale), do të ketë pytje nga komisioni në lidhje me rregullat e katave, bunkai të katës së ekzekutuar, dhe njohuri të përgjithshme për katat.

Kandidatët duhet të jenë me kimono gjatë ekzekutimit të katës.

Provimi praktik kumite: date 11.03.2018 në turneun “Fushë Kosova Open 2018”

 

Me respekt:

Komisionit i Gjyqtarëve i FKK-së

 

 

Leave a reply

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>