Federata e Karatesë e Kosovës mbajti dy ngjarje shumë te rëndësishme për karatenë kosovare

Gjatë këtij vikend Federata e Karatesë e Kosovës mbajti dy ngjarje shumë te rëndësishme për karatenë kosovare, seminarin për gjyqtarë me rregullat e reja aprovuar nga Federata Botërore e Karatesë dhe Kampionatin e Kosovës për kadetë, juniorë, U21 dhe seniorë.

Seminari ishte obligativ për të gjithë kryetrajnerët dhe trajnerët e klubeve të regjistruar në FKK, gjyqtarët ndërkombëtarë, Ballkanik, shtetërorë dhe kandidatët të cilët dëshirojnë të licencohen ai gjyqtarë nacional dhe zyrtarë të tjerë të FKK-së.

Seminarin e udhëhoqi kryetari i komisionit të gjyqtarëve botërorë Javier Escalante nga Suedia, sekretari i komisionit botërorë Robert Hamara nga Norvegjia, Alois Weisbock nga Austria dhe Franqeska Marquez nga Spanja.

Të njëjtit ishin te pranishëm edhe në një organizim te shkëlqyer nga Federata e Karatesë e Kosovës, ku u mbajt Kampionatin e Kosovës për kadetë, juniorë, U21 dhe seniorë. Me një mobilizim nga te gjitha Komisionet e FKK-së për herët te parë në këtë kampionat ka qenë sistemi i ri i video kamerave, të cilat janë duke u përdorur nga gjyqtarët për ndarje të drejtësisë dhe sistemin e ri të notimit digjital të Katave, sipas rregullave të Federatës Botërore, është efektive nga 01 janar 2019.

Kryetari i Federatës se karatesë e Kosovës, Ismet Krasniqi falënderoi bashkëpunëtorët ,të cilët kanë bërë një punë të palodhshme për organizimin e këtij kampionati, dhe se karateja do të jetë sporti i cili shumë shpejtë do të arrijë edhe suksese ndërkombëtare pse jo edhe Olimpiadën qe do te mbahet ne Tokio 2020.

Sot kemi kokat më të mëdha të Federatës Evropiane, Botërore, domethënë gjyqtarët më të mëdha të Federatës Evropiane dhe Botërore, dhe për neve është një kënaqësi shumë e madhe. Ky organizim është i pari në vitin 2019, domethënë i pari (nga Federatat Shtetërore) në Botë, mund të them lirisht, për këtë kemi pasur fatin që me rregullat më të reja të WKF-it (Word Karate Federation) të zbatohen pikërisht në Prishtinë. Kjo ka ndodh vërtetë rastësisht, por ne jemi të lumtur sepse edhe gjyqtaret botëror dhe evropian të cilët janë këtu, dhe për ta është një sfidë shumë e madhe sepse këto rregulla të cilat janë caktuar nga WKF, të cilat do të aplikohen pikërisht në Tokyo 2020, janë për herë të parë të aplikuara këtu në Kosovë.

Po ashtu përshëndeti sponsorët medial Agjencinë e Lajmeve Kosovapres për mundësinë e transmetimit drejtpërdrejtë si në faqen e tyre zyrtare ashtu edhe ne Televizion Shtetëror RTK1 dhe RTK4, këtë ngjarje te madh për karatenë kosovare.

Përshëndetje te veçante për drejtorin për sport te Komunës se Prishtinës Fitim Rexha, i cili po përkrah në mënyrë te vazhdueshme pa rezerve klubet e karatesë se komunës se Prishtinës.

Përshëndeti garuesit, trajnerët dhe prindërit për pjesëmarrje masovike qe te madhështojmë edhe me shumë ketë kampionat, por e gjithë kjo nuk kishte realizuar pa përkushtimin e gjithë ekipit profesional, Komisioni i Garave me kryetar Ismail Fazliu, komisioni i gjyqtarëve me kryetar Ardian Muhadri, sekretarin e përgjithshëm i FKK-së, Nazmi Gashi, zëdhënësi i FKK-së Lulzim Berisha, Përzgjedhësit Isak Curri dhe Ylber Syla, pastaj Blerim Rexha për mbështetje në TI, theksoi kryetari Ismet Krasniqi.

Në fund me mirënjohje te veçantë u nderuan elita e gjyqtarëve te botes si dhe kryetari i Federatës se karatesë e Maqedonisë Dragan Stojanovski, (ku mirënjohjen mori Goran Milkovski, anëtar i bordit te FKM-së), drejtorin për sport te Komunës se Prishtinës Fitim Rexha.

Garat u zhvilluan në kata dhe kumite, për kadetë, juniorë, U21 dhe seniorë, qe njëherazi ishte rast i mirë për te shikuar formën e garuesve për me te mirët për Kampionatin Evropian qe do te mbahet në Danimarkë, në muajin Shkurt nga 8-10.

Me respekt:
Komisioni për Informim i FKK-së

Comments are closed.