Federata e Karatesë e Kosovës, tani me ka 3 Gjyqtarë me licenca botërore

Dy gjyqtarët nga Kosova morën licenca botërore në provimin e mbajtur në Dubai.

28169922_10156038955843398_186565999_o

Federata e Karatesë e Kosovës sjell një dhuratë nga Dubai për 10 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

28109266_10156038958918398_1959490010_n

Në provimin e mbajtur në Dubai për licenca botërore dy gjyqtarët nga Kosova arritën të licencohen dhe atë, Besim Ilazi morri licencën botërore në “KATA JUDGE B” i njëjti vitin e kaluar morri licencë në “KUMITE JUDGE B” dhe Besart Vitia për herën e parë hyri në provim dhe morri licencat në dy disiplinat “KUMITE dhe KATA JUDGE B”.

28052701_10156038960938398_1008794256_n

Vlen te theksohet se Federata e Karatesë e Kosovës tani me ka 3 Gjyqtarë me licenca botërore në dy disiplinat. Rezultate të tilla pritet edhe në Tetor 2018 në Madrid në kampionatin botëror të seniorëve, ku të njëjtit do të aplikojnë për ngritjen e licencave botërore.

Komisioni i gjyqtarëve në krye me Ardian Muhadri vazhdon të punoj edhe me tutje për avancimin e gjyqtarisë në FKK, njëherazi kryetari i komisionit të gjyqtarëve falënderon bordin e FKK-së dhe në veçanti kryetarin e Federatës së Karatesë Ismet Krasniqi i cili jep përkrahje të vazhdueshme gjyqtarisë dhe gjithë federatës në çdo aspekt! Faleminderit Kryetar…

 

Me respekt

Komisioni për informim pranë FKK-së

Leave a Reply

Your email address will not be published.