Federata e Karatesë e Kosovës, organizon Provimin për gjyqtarë

Njoftim

Sajtii
Njoftohen te gjithë gjyqtarët e Federatës se Karatesë e Kosovës si dhe te gjithë te interesuarit te tjerë qe komisioni i gjyqtareve te Federatës se Karatesë do te organizojë Provimin për gjyqtarë me datën.25.02.2017 duke filluar nga ora 10:00h deri në orën 16:00 ne Shkollën Amerikane në Matiqan Prishtina High School, ku është mbajtur Seminar për gjyqtarë dhe trajner.
Provimi është obligativ për te gjithë ata qe dëshirojnë te jenë pjesë e gjyqtarëve për vitin 2017.
Provimi do te zhvillohet në dy pjesë, Teorik dhe Praktik për dy disiplinat KATA dhe Kumite.
Uniforma zyrtare e gjyqtarëve është obligative (kandidatët nuk kanë nevojë për kimono) asnjë kandidat pa uniforme zyrtare nuk do lejohet te futet në provim.
Pagesa për provim është 20 euro.

Ju mirë presim

Komisioni i Gjyqtarëve te Federatës se Karatesë se Kosovës

Leave a Reply

Your email address will not be published.