FKK-ja do të organizoj seminare dhe provime për trajnerët

Njoftim,

Te nderuar trajner dhe përfaqësues te klubeve nga trojet shqiptare

Federata e Karatesë e Kosovës edhe këtë vit do të vazhdojë me plan programin e saj të zhvillimit të sportit të Karatesë, këtë vit në kalendarin garave është përfshirë edhe çështja e ngritjes së cilësisë së garuesve, trajnerëve dhe gjyqtarëve.

23316414_367097283735253_8095121142653216323_n

Me këtë rast Federata e Karatesë e Kosovës do të organizoj seminare dhe provime për trajnerët dhe gjyqtarët e saj në lidhje më avancimin dhe licencimin e tyre.

Seminaret për trajner do të zhvillohen në module të ndryshme me qëllime që pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të marrin për se afërmi njohuri në lidhje me organizmin e garave, sistemin dhe procedurat e organizimit të garës, rangimin e sportistëve sipas rezultateve të arritura, sistemin e grumbullimit të pikëve, procedurat e akreditimit në Kosovë dhe jashtë saj, procedurat e licencimit brenda dhe jashtë Kosovës, njoftimi me rregullat e reja të garave të aplikueshme nga 2018, workshop parapërgatitje për provim shtetëror dhe atë WKF.

Pjesë e politikave zhvillimore, strategjike të Federatës së Karatesë së Kosovës gjithsesi se janë të gjithë shqipfolësit (klubet nga te gjitha trojet shqiptare) kudo që janë dhe shprehin interesim të na bashkëngjiten rrugëtimit tonë drejt sukseseve të nivele botërore.

Prandaj, FKK-ja, është e hapur për të gjithë shqiptarët e interesuar pa dallime, të cilët shprehin vullnetin të marrin pjesë në këto seminare janë të mirëseardhur. Federata e Karatesë e Kosovës do të jetë përkrah të gjithë atyre të cilët shprehin dëshirë dhe gatishmëri të punojnë, të ngrisin nivelin e Karatesë Shqiptare gjithandej.

turneu Mabrekombetare per FB

Seminaret për trajner do të zhvillohen me datën 24 dhe 25 Shkurt 2018, në lagjen “Matiqan” ne shkollën amerikane “Prishtina High School”, trajnerët të cilët dëshirojnë të akreditohen-licencohen nga Federata e Karatesë e Kosovës duhet të i nënshtrohen seminarit dhe provimit ndërkaq FKK-ja i fton të gjithë trajnerët e klubeve gjithëshqiptare të marrin pjesë në seminarin e organizuar nga FKK.

Për detaj rreth orarit të seminarit do të informoheni me kohë!

 

Me respekt

Komisioni për informim i FKK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.