Gjyqtarët botërorë përmes seminarit, sjellën përvojat e tyre në Kosovë

Organizuar nga Federata e Karatesë e Kosovës, për dy ditë radhazi u mbajt seminar për gjyqtarë i udhëhequr nga kryetari i gjyqtarëve botëror Javier Escalante dhe sekretari i komisionit te gjyqtarëve Robert Hamara.
Kryetari i gjyqtarëve botëror Javier Escalante, në ditën e parë shpjegoi pjesën teorike te Katave (luftë me kundërshtar te imagjinuar), pastaj sekretari i komisionit te gjyqtarëve Robert Hamara, pjesën praktike te katave.
web4

Në ditën e dytën u mbajt pjesa teorike e kumiteve (luftëra) dhe pjesa praktike në orët e pasdites, me disa luftëra nga përfaqësuesja e Kosovës në karate me garuesit që morën pjesë në Kampionatin Ballkanik qe u mbajt ditë me parë në Hercegnovi te Malit te Zi.

Në pjesën praktike në detaje u shpjeguan çastet, ku nga një herë ka dilema te gjyqtarëve qe te ndajnë pikë, apo vërejtje te kategorive ndryshme.

Gjyqtarët dhe trajnerët kosovar me këtë seminar forcuan edhe me shumë njohurit e tyre rreth sportit te karatesë qe te përfaqësohen sa me mirë në arenat ndërkombëtare me gjyqtarë si me garues.

Në fund te seminarit i pari i botes së gjyqtarëve Javier Escalante, falënderoj fillimisht te gjithë për interesimin e seminarit qe ishte shumë i kënaqshëm, në veçanti përshëndeti te gjithë garuesit qe me paraqitjen e tyre mundësuan finalizimin sa me te mirë te seminari, po ashtu falënderoj përzgjedhësin Ylber Syla si dh gjithë gjyqtarët te pranishëm, kurse në fundi përshëndeti njeriun qe mundësoi këtë seminar kryetarin e Federatës se Karatesë e Kosovës Ismet Krasniqi.

web5

Seminari u mbajt në Prishtinë, lagjen Matiqan në shkollën amerikane “Prishtina High School”.
Me respekt:

Komisioni për Informim i FKK-së

Leave a Reply

Your email address will not be published.