Hajrulla Çeku

Këta karateistë të talentuar e vendosën shtetin dhe flamurin e tyre para suksesit personal. Ata e mbrojtën Republikën e Kosovës në Qipro duke refuzuar të garojnë pa flamur në Kampionatin europian të karatesë U21. Vajza e djem që ndonëse nuk arritën të garojnë e të fitojnë medalje europiane, u bënë heronj të zemrave tona. 🇽🇰🇽🇰

Ky veprim i shtetit nikoqir është i turpshëm, ne do të bëjmë gjithçka që ai të mos kalojë pa pasoja. Karateistet dhe karateistët e rinj mbrëmë u kthyen në vendlindje. Sot, bashkë me zëvendës ministren Daulina Osmani i vizituam dhe i falënderuam për qëndrimin e tyre të dinjitetshëm.

Këta karateistë meritojnë respektin e gjithë qytetarëve të Kosovës. E ardhmja dhe sukseset ndërkombëtare u takojnë atyre.

Comments are closed.