Kampionati Mbarëkombëtar do te mbahet në Kosovë

Njoftim

Siç u kemi njoftuar me herët se me kërkesë te kryetarit te Federatës se Karatesë e Kosovës Ismet Krasniqi, drejtuar Federatës Shqiptare te Karatesë qe Kampionati Mbarëkombëtar do te mbahet në Kosovë.

viber image

Kërkesë te cilën e kanë pranuar pas konsultimeve Federata Shqiptare e Karatesë, ku inkurajojmë te gjitha klubet shqiptare qe te marrin pjesë ne mënyrë sa me masovike nga shtetet e rajonit dhe shqiptarët nga diaspora.

Kampionati Mbarëkombëtar do te zhvillohet në grupmoshat kadetët (14-15 vjeç), juniorë dhe seniorë ne dy disiplinat kata dhe kumite për te dy gjinitë femra dhe meshkuj.

Gara do te mbahet me 26.11.2017, në Prishtinë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve duke filluar nga ora 11:00.

Me respekt:
Komisioni për Informimi i FKK-së

Leave a Reply

Your email address will not be published.