Kosovarët kthehen me 4 medalje garuesve dhe 4 licenca ballkanike te gjyqtarëve
Kosovarët kthehen me 4 medalje te garuesve (një argjendtë dhe 3 te bronzta)nga kampionatit ballkanik për kadet, junior dhe U21 si dhe 4 licenca ballkanike te gjyqtarëve, qe u mbajt në Hercegovi te Malit te Zi.
Dren Hajdari i dyti i Ballkanit dhe Yll Cenaj i treti është suksesi i arritur i karateisteve kosovarë në një konkurrencë shumë te fortë në kategoritë e tyre për Juniorë (16-17) kategoria deri ne 61 kilogram dhe U21 deri në 67 kilogram Ylli Cenaj.
Dren Hajdari me 4 fitore dhe një humbje arriti te fitojë me plotë meritë medaljen e argjendtë duke lenë pas garues cilësorë te shteteve te ballkanik.
Po ashtu edhe Ylli Cenaj në garën për vendin e tretë (repasazh) arriti te fitoj 3 duele në një konkurrence shumë te fortë.
Në ekipore përfaqësuesja e Kosovës në karate U21 fituan, në kumite medaljen e bronztë në Kampionatin Ballkanik qe u mbajt ne Hercegnovi te Malit te ZI, në ekipore te Kosovës ishin (Tahir Ajvazi, Ylli Cenaj, Jakup Hajdari, Din Havolli, Dren Rapuca, Albiard Bajrami dhe Benjamin Shabani) fituan nga përfaqësuesja e Maqedonisë, kurse humben nga ajo e Shqipërisë , kurse për vendin e tretë fituan nga përfaqësuesja e Bullgarisë.
Po ashtu edhe në ekipore garuesit kadetë (Melos Gashi, Betim Maliqi, Albin Merovci, Rexhepi dhe Arlind Selmanaj) fituan medaljen e bronztë. Fituan nga përfaqësuesja e Malit te Zi, humben nga ajo e Bullgarisë, kurse për vendin e tretë (repasazh) fituan nga përfaqësuesja e Sllovenisë.
Një paraqitje shumë te mirë kishin të gjithë garuesit e përfaqësuesës se Kosovës në karate edhe pse ishte një konkurrence shumë e fort, thekson përzgjedhësi Isak Curri. Gjithashtu përzgjedhësi Curri shpreson qe këto rezultate do te shtohen edhe shumë në vitin e ardhshëm.
Një paraqitje shumë te mirë në gara kanë edhe gjyqtarët tanë te cilët në shumicën e duele ishin edhe kryesorët e arenave.
Tani Kosova ka edhe 4 Gjyqtarë te licencuar në nivel Ballkanik, Gazmend Havolli, Nazmi Iberdemaj, Milazim Haliti dhe Ali Vokshi.
Ekspedita kosovare e prirë nga sekretari i përgjithshëm i Federatës se Karatesë e Kosovës Nazmi Gashi, mori pjesë me 53 garues, 8 trajner dhe 6 gjyqtarë.
I gjithë ky rezultat i garuesve dhe gjyqtarëve nuk do ishte pa përkrahjen e kryetarit te FKK-së Ismet Krasniqi.
Me respekt:
Komisioni për Informim i FKK-së