Kosovarët në “Premier Ligë 1”, Holandë

Përfaqësuesja e Kosovës në Karate do të marr pjesë në garën Premier Ligë 1, e cila do te mbahet në Roterdam te Holandës nga 17 deri 19 mars 2017, pasi qe Ambasada e Holandës në Prishtinë ka pajisur me vizat ekspeditën e Përfaqësueses se Kosovës në Karate.SAJT
Përfaqësuesja do te udhëtoj nesër e mërkurën (15.03.2017) në orët e hershme te mëngjesit, 07:00. Takimi do te jetë të parkingu prapa Pallatin te Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Ekspedita e Përfaqësueses se Kosovës në Karate në konkurrencën e seniorëve për garën Premier Ligë 1, do te jetë me kryetarin e FKK-së Ismet Krasniqi, 14 garues, një gjyqtarë me licencë evropiane, përzgjedhësi për juniorë dhe seniore i FKK-së, Isak Curri, përzgjedhësi për grupmoshat e reja Ylber Syla, trajneri Femi Mahalla dhe sekretari i përgjithshme Nazmi Gashi.
Gara “Premier Ligë 1”, në Karate do te mbahet nga data nga 17 deri 19 mars, në Roterdam te Holandës.

Me respekt:

Komisioni për Informim

Leave a Reply

Your email address will not be published.