Mbledhja e fundit e Bordit i Federatës se Karatesë e Kosovës

Njoftim

Në mbledhje e fundit të Bordi i Federatës se Karatesë se Kosovës, që u mbajt me 05.2.2017, nder vendimet e dala nga kjo mbledhje si me te rëndësishme për zhvillimi dhe avancimin e karatesë janë:

U VENDOS që të gjitha garat, ku organizator është Federata e Karatesë e Kosovës pjesëmarrja e seniorëve në gara të jetë pa pagesë (Gratis).

U vendos për zbritjen e kuotizimit nga 200€ në 100€, ndërsa për regjistrimin e klubeve te reja zbritja nga 500€ në 200€.

Me këto dy vendime te qëlluara shpresojmë qe do te kthehet interesimi për kategorinë e seniorve qe për momentin është një numër shume i vogël i garuesve.

Po ashtu me rastin e Kampionatit për Regjione bordi i Federatës së Karatesë e Kosovës, vendosi ta themeloi Këshillin Organizativ për mbarëvajtjen e kësaj ngaje te madhe për karatenë kosovare qe mbahet me datën 3-4 qershor 2017 në Prishtinë.
Kryesues i këtij këshilli Organizativ do te jete Ismet Krasniqi – kryetar i FKK-së

Bordi i FKK-së po ashtu vendosi që për kategoritë 7,8 dhe 9 vjet të mos ketë KUMITE, garat në këto kategori do të bëhen vetëm në KATA.

Në fund bordi i Federatës së Karatesë zgjedhi dhe Përzgjedhësit (Selektorët) me votim të fshehtë.

Përzgjedhës (Selektor) për Junior dhe Senior u zgjedh Isak CURRI,
ndërsa Përzgjedhës (Selektor) për Kadet dhe Grupmosha u zgjedh Ylber SYLA.

Me respekt:
Komisioni për Informim

Leave a Reply

Your email address will not be published.