Mitrovica nikoqire e Kampionatit të Kosovës në Karate për kadetë, juniorë, U21 dhe seniorë

Te nderuar trajner dhe përfaqësues te klubeve

 

U njoftojmë se Kampionati i Kosovës në Karate për kadetë, juniorë, U21 dhe seniorë (femra dhe meshkuj) do te mbahet me 1 prill ( e diele).

15241802_100589317101899_2039622619044107284_n

Kampionati do te mbahet ne Palestrën e Sporteve Minatori ne Mitrovicë, për shkak te termineve te zëna në Pallatit te Rinise dhe Sporteve. Organizator teknik i Kampionati do te jete klubi i Karatesë Mitrovica.

Garat do te zhvillohen ne dy disiplinat kata dhe kumite duke filluar nga ora 11:00, ndërsa matjet zyrtare do te mbahen nga ora 10:00, ku njoftojmë gjitha klubet se toleranca do te jetë vetëm 1 kilogram (plus dhe minus). Andaj, kërkojmë nga gjithë garuesit te kenë kujdes në peshat e sakte sepse do te diskualifikohen nga Kampionati nëse nuk kanë peshën e saktë me paraqitje në gara.

Ndërsa Kampionati për grupmoshat e reja 7-14 vjeç do te shtyhet për një kohë te pa caktuar, ku do u informojmë me kohë.

Paraqitja e garuesve për Kampionatin e Kosovës do te bahet deri te premten (30.03.2018), ne orën 20:00, në e-mailat: komisioni_garave@karate-ks.org  dhe info@karate-ks.org

Vërejte:

  1. Në Kampionat do te marrin pjesë vetëm ato klube te cilat kanë kryer obligimet ndaj Federatës se Karatesë e Kosovës (kotizimin dhe regjistrimin e garuesve për vitin 2018).
  2. Ndërsa për kontrollet mjekësore përgjegjësinë do te marrin vete klubet.

 

Me respekt:

Komisioni për Informim i FKK-së

Comments are closed.