Nazmi Gashi u zgjodh anëtar i Bordit Ekzekutiv të Federatës Mediterane të Karatesë

Federata e Karatesë e Kosovës me anëtar në Komitetin Ekzekutiv te Federatës se Mediteranit

Nazmi Gashi u zgjodh anëtar i Bordit Ekzekutiv të Federatës Mediterane të Karatesë.

Udhëheqësi i ekspeditës se Përfaqësues se Kosovës dhe i nominuar nga Federata e Karatesë se Kosovës për Komitetin Ekzekutiv të Federatës Mediterane ishte dhe sekretari i Përgjithshëm i Federatës se Karatesë se Kosovës Nazmi Gashi, i cili mori pjesë në kuvendin zgjedhor të mbajtur nga Federata Mediterane e Karatesë dhe ku pas votimit Nazmi Gashi u zgjodh anëtar i Bordit Ekzekutiv të Federatës Mediterane të karatesë.

Po ashtu ne këtë kuvend u morën dhe shumë vendime ku kontributi i tanimë anëtarit të bordit ekzekutiv Nazmi Gashi ishte i madh.

 

Përfaqësuesja e Kosovës në karate ka mbërritur në Antalia të Turqisë, ku po merr pjesë në Kampionatin Mediteranit për Kadet, Junior dhe U21, nga data 6-7 prill 2019, ku Kosova po paraqitet me 22 garues 3 gjyqtarë dhe dy përzgjedhësit Isak Curri dhe Ylber Syla

Urime komitetit te karatesë kosovare dhe suksese te gjithë garuesve.

Me respekt:

Komisioni për Informim i FKK-së