Njoftim

Njoftim.

Federata e Karatesë e Kosovës me një pjesë të përfaqësueses së Kosovës, pas shumë peripecive arrin të jetë prezente në Spanjë ku nga 22-26.03.2023 do mbahet “Kampionati Europian i karatesë për senior” Guadalajara, Spanjë.

Anipse federata e karatesë spanjolle dërgoi ftesën zyrtare për ekipin Kosovar, ishin organet shtetrore spanjolle të cilat nuk na furnizuan me viza speciale per sportistë meqë ky shtet nuk e njeh Kosovën.

Me një ekip prej 11 personash, presidenti i FKK-së, z.Avni Gashi, selektori, dy gjyqtarë dhe shtatë garues elitar udhëtuan për në garë ku pas paraqitjes, matjeve dhe perfundimit të pagesave për pjesmarrje në garë u komunikua se institucionet spanjolle nuk lejojnë organizatorin që të paraqesë simbolet shtetrore(himnin, flamurin e as mbishkrimin Kosovë) në asnjë prej hapsirave brenda palestrës përfshirë edhe monitorët në arenë, informacion të cilin nuk e morrëm asnjëherë më parë.

Pas këtij momenti u kontaktuan zyrtarët relevant të Federatës Europiane tê Karatesë(EKF) përfshirë kryetarin, anëtarët e bordit ekzekutiv, shefat e komisioneve tê cilët shprehnin keqardhje dhe pamundësi për t’a ndryshuar situatën.

Meqenëse në margjinat e kampionatit ishte i paraparë edhe Kongresi Vjetor i EKF-së, edhe aty u shfrytëzua rasti për të ju drejtuar delegatëve të kuvendit të Federatës Europiane të karatesë me kronologjinë e padrejtësive të shkaktuara nga ndikimet politike në sport në përgjithësi e poashtu tek karateja Kosovare në veçanti.

Me dëshpërim e dhimbje për mundin e bërë gjatë stërvitjeve të gjata për përgatitje maksimale të garuesve tanë si dhe trajnerëve, FKK e indinjuar por edhe e motivuar për të bërë gjithçka për të ardhmën e karateistëve tanë, kërkon nga të gjithë që të mbështesim fort garuesit tanë të cilët kanë potencialin e duhur dhe të mjaftueshëm pë tu ngjitur në piedestalin e medaljeve europiane e botërore.

Vlenë të theksohet se në çdo veprim, që nga fillimi, pranë nesh ka qenë edhe MKRS.

Comments are closed.