Orges Arifi kthehet me te argjendten nga aktiviteti i rendesishem nderkombetar 24 Grand Prix Croatia

Karateisti kosovar, Orges Arifi , perfaqsuesi i vetem kosovar ne aktivitein me te madh nderkombetar qe organizohet nga Federata e Karatese e Kroacise arriti medaljen e argjendte.
Arifi perfaqsoi klubin e karatese ‘Ippon” Prishtine. Ne luften e pare e mposhti garuesin e Lativise Ricards Reinhaus, ndersa te dyten dhe te treten mposhti italianet Guseppe Aliprano dhe Matia Pampaloni. Ne finale u ndal nga kroati Boran Berak. Kjo ishte nje paraqitje e shkelqyeshme  e radhes ne te cilen tregoi cilesi te larta. Ishte ky nje test para aktivitetit boteror, Premiere Liges qe do te mbahet ne Paris ketij vikendi por edhe para kampionatit Europian qe mbahet prej 6-8 shkurt 2015 ne Cyrih te Zvicres.

Eshte ky rezultati i pare i ketij viti i arritur per Kosoven nga arenat nderkombetare qe nga anetarsimi i FKK ne ate boterore.
Grand Prix Croataia eshte aktivite i Federates Kroate, ne kalendarin e garave zyrtare te FBK ne te cilin moren pjese mbi 1800 garues nga 23 shtete.
Kjo gare cilesohet si nder garat me prestigjioze per grupmoshat e reja e deri  te senioret.

20150117_094725 20150117_120740

20150117_224839 20150117_224931

Leave a Reply

Your email address will not be published.