Përfaqësuesja e Kosovës në Karate në Kampionatin Evropian-SOCHI

Njoftim

Përfaqësuesja e Kosovës në Karate do të marr pjese në Kampionatin Evropian për kadet, Juniorë dhe U21 qe do te mbahet në Sochi te Rusisë nga data 02-04 shkurt 2018.

_DSC0554

Përfaqësuesja e Kosovës do te paraqitet me 20 garues në kategori te ndryshme (femra dhe meshkuj), po ashtu do te përfaqësohemi edhe me tre gjyqtarë, Ardian Muhadri, Fidan Qorolli dhe Naim Ilazi.

 

Ekspeditës kosovare do ti prije sekretari i përgjithshme i FKK-së, Nazmi Gashi se bashku me përzgjedhësin Isak Currin.

sochi

Nisja do te bahet me 31.01.2018, ku takimi do te jetë Stacionin e Autobusëve në Prishtinë në orën 06:20, sepse nisja është në orën 06:45.

Vërejtje: Maksimumi i bagazhit duhet të 20 kg, për person, lejohet një qante e vogël jo me shumë se 10 kilogram me vete, andaj kërkojmë nga te gjithë te respektojnë këtë peshë te bagazhit.

Me respekt:

Komisioni për Informim i FKK-së

Leave a Reply

Your email address will not be published.