Përfaqësuesja e Kosovës në Karate që do të marr pjesë në Kampionatin Evropian – Sochi

 

Ka udhëtuar sot Përfaqësuesja e Kosovës në Karate që do të marr pjesë në Kampionatin Evropian për kadet, Juniorë dhe U21 qe do te mbahet në Sochi te Rusisë nga data 02-04 shkurt 2018.

web1

Përfaqësuesja e Kosovës do te paraqitet me 20 garues në kategori te ndryshme (femra dhe meshkuj), po ashtu do te përfaqësohemi edhe me tre gjyqtarë, Ardian Muhadri, Fidan Qorolli dhe Naim Ilazi.

Ekspeditës kosovare do ti prij sekretari i përgjithshëm i FKK-së, Nazmi Gashi se bashku me përzgjedhësin Isak Currin.

Edhe kryetari i Federatës se Karatesë e Kosovës Ismet Krasniqi ishte i pranishëm dhe  u dëshirojë rruge te mbarë dhe paraqitje sa me te mire në Kampionatin Evropian që është një garë te rëndësishme për karatenë kosovare.
web

Përfaqësuesja e Kosove do te udhëtoj Prishtinë-Budapest-Moskë-Sochi dhe kthemi do te jetë Sochi-Moskë-Shkup-Prishtinë.

 

Me respekt:

Komisioni për Informim i FKK-së

Comments are closed.