Seminar me kampionin europian Afrim Latifi

Seminar me kampionin europian Afrim Latifi, 28-29.08.2022,Prishtinë.

Për dy ditë rresht në Prishtinë u mbajt seminari karatesë për kumite(lufta) me kampionin europian Afrim Latifi i organizuar nga Federata e karatesë e Kosovës në vazhdên e rikthimit të njohurive nga kampionët shqipëtar.

Kemi filluar me kampionin Fehmi Mahalla, për të vazhduar me Afrimin dhe gjithê ata që janë të gatshëm që përtej vështirsive personale janë të gatshëm të plasojnë njohuritê dhe përvojën e tyre tek garuesit dhe trajnerët tanë të cilët me shumë interesim dhe fokusim e falënderim ndoqën instruksionet e kampionit tonë aq të afërt(siq edhe e ka emrin), aq praktik dhe preciz e poashtu edhe vetmohues në prezantim.

Me shpresë në bashkëpunime të tilla në të ardhmën planifikohet ndarja sipas kategorive kështuqë do ketë vend për të gjithë garuesit pa përjashtim dhe të jenë seminare konform nivelit të garuesve.

Poashtu mendohet tê jenë gjithpërfshirëse edhe për garuesit shqipëtar nga të gjitha trevat shqiptare.

Menaxhmenti i FKK-së me shumë respekt shpreson që të vazhdojnë këto praktika edhe në të ardhmen.

Faleminderit kampion Afrim Latifi.

Comments are closed.