Seminari dhe provimi shtetëror për gjyqtarë

Komisioni i Gjyqtarëve pranë Federatës së Karatesë e Kosovës  do të zhvilloj seminarin dhe provimin shtetëror për gjyqtarë, me datë 23 shkurt 2020, në shkollën amerikane “Prishtina High School” në lagjen Matiqan, Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00h.

seminari dhe provimi ndahen në dy pjesë:

  • seminari dhe provimi teorik – kumite dhe kata.
  • seminari dhe provimi praktik – kumite dhe kata.

seminari teorik dhe praktik është i detyrueshëm për të gjithë gjyqtarët.

në provim mund të paraqiten kandidatët të cilët: nuk posedojnë licenca, dëshirojnë të avancojnë (ngrisin) licencat apo të ri-licencohen dhe kandidatëve të cilëve ju ka skaduar afati i licencave në vitin 2019, të njëjtit për të vazhduar si gjyqtarë duhet të i nënshtrohen provimit detyrimisht.

të gjithë të interesuarit të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në seminar dhe/ose provim duhet të dërgojnë e-mail-at rks.rcchairman@karate-ks.org dhe/ose rks.rchchairman@gmail.com dhe

duhet të shkruajnë:

  • emrin mbiemrin
  • për çfarë paraqitet ( seminar dhe provim)
  • grada që posedon psh: ( judge a kata referee b kumite)
  • aplikon për : p.sh referee a kumite ose judge b kumite dhe kata

paraqitja duhet të bëhet më së largu deri me 20 shkurt 2020, nëpërmjet postave elektronike (e-mail-ve) të lartshënuar ose dorëzimin e aplikacionit fizikisht në zyrën e FKK-së.  pas kësaj date nuk do të pranohen paraqitjet.

uniforma zyrtare e gjyqtarisë është obligative për të gjithë kandidatët pa përjashtime, në të kundërtën nuk do të lejohen të marrin pjesë në seminar dhe provim.

pagesa për provim është 20€, të gjithë kandidatët (pa përjashtime) të cilët i nënshtrohen provimit duhet të paguajnë taksën e provimit. pagesa duhet të bëhet nëpërmjet bankës, informatat dhe detaje tjera rreth bankës i merrni nga administrata e FKK-së drejtohuni në zyrën e FKK-së.

KLIKO për pyetjet kata

KLIKO për pyetjet kumite

Me respekt:

Komisioni për Informim i FKK-së

Comments are closed.