Seminari dhe provimin për gjyqtarë, me datë 10 mars 2018

NJOFTIM

 

Komisioni i gjyqtarëve pranë Federatës së Karatesë e Kosovës, do të zhvilloj seminarin dhe provimin shtetëror për gjyqtarë, me datë 10 mars 2018, në lagjen “Matiqan”, Prishtinë, në shkollën amerikane “Prishtina High School”.

21073980_10155559766373398_1779719849_n

Seminari dhe provimi ndahen në dy pjesë:

  • Seminari dhe provimi teorik – kumite dhe kata.
  • Seminari dhe provimi praktik – kumite dhe kata.

 

Seminari teorik dhe praktik është i detyrueshëm për të gjithë gjyqtarët dhe është pa pagesë.

 

Seminarin teorik dhe praktik mund të ndjekin të gjithë trajnerët e akredituar-licencuar nga komisioni përkatës i FKK-së. (akreditimet duhet të i prezantohen komisionit të gjyqtarëve) trajnerët duhet të jenë me uniformë sportive (tuta sportive), dhe nuk do të lejohen me veshje tjera të marrin pjesë në seminar.

 

Në provim mundë të hyjnë kandidatët të cilët: nuk posedojnë licenca, dëshirojnë të avancojnë licencat apo të rilicencohen, (kandidatëve të cilëve ju skadon afati i licencave në vitin 2018! Për të vazhduar si gjyqtarë duhet të i nënshtrohen provimit).

 

Të gjithë të interesuarit të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në seminar dhe/ose provim duhet të dërgojnë në e-mail-in, rks.rcmember1@gmail.com dhe duhet të shkruajnë:

 

  • Emrin Mbiemrin
  • Për çfarë paraqitet ( seminar dhe provim)
  • Pozita: trajner apo gjyqtarë
  • Grada që posedon psh: ( Judge A kata, Referee B kumite)
  • Aplikon për : Referee A Kumite

 

Paraqitja duhet të bëhet më së largu deri me 05 mars 2018, pas kësaj date nuk do të pranohen paraqitjet.

 

Uniforma zyrtare e gjyqtarisë është obligative për të gjithë kandidatët pa përjashtime, në të kundërtën nuk do të lejohen të marrin pjesë në seminar dhe provim.

 

Pagesa për provim është 20€, të gjithë kandidatët (pa përjashtime) të cilët i nënshtrohen provimit duhet të paguajnë taksën e provimit.

 

Për Informata shtesë në lidhje me orarin e seminarit dhe provimit do të njoftoheni me kohë!

 

Më poshtë gjeni të bashkangjitur listën zyrtare të gjyqtarëve të licencuar.

Në këtë listë secili mund të sheh gradën që posedon dhe afatin e licencave përkatëse.

2018-gjyqtaret

 

 

 

Me respekt

 

Komisioni Gjyqtarëve i FKK-së

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.