Shpresat e Kosovës 2018, do të mbahen në Ferizaj

Njoftim,

Njoftojmë te gjitha klubet qe janë te regjistruara në Federatën e Karatesë e Kosovës se me datën 15.04.2018 (e diele) do te mbahet turneu Shpresat e Kosovës 2018, për grupmoshat e reja 7 vjeç deri tek juniorët, në dy disiplinat kata dhe kumite.

Llogo_Shpresat2018

Te drejtë pjesëmarrje kanë te gjitha klubet të cilat kanë kryer obligimet ndaj Federatës se Karatesë e Kosovës (kotizimin dhe regjistrimin e garuesve për vitin 2018).

Shpresat e Kosovës do të mbahet në Ferizaj në Palestrën e Sporteve “Bill Klinton”, duke filluar nga ora 10:00.

Organizatori teknik i kësaj gare është klubi i Karatesë Sharri nga Ferizaj, ku bordi i FKK-së falënderon për ketë organizim.

U rikujtojmë se grupmosha 7, 8 dhe 9 vjeç do te marrin pjesë vetëm në kata, ndërsa mbi 10 vjeç edhe kumite.

Paraqitjen mund ta bëni deri te premten (me 13.04.2018) në ora 23:30, në e-mailat, info@karate-ks.org dhe komisioni_garave@karate-ks.org .

Me respekt:

Komisioni për Informim I FKK-së

 

 

Comments are closed.