Sofje: Orges Arifi i argjendte ne Kampionatin Ballkanik te Karatese0

–  Edhe nje rezultat i karateisteve tane, Orges Arifi i argjendte ne U 21
–  Ambasadori i Kosoves , z. Shpend Kallaba percolli perseafermi kampionatin

Karateisti yne, Orges Arifi, duke mbrojtur ngjyrat e Shqiperise arriti medaljen e argjendte ne Kampionatin Ballkanik te Karatese i cili u zhvillua ne Sofje te Bullgarise.Ne luften e pare mposhti boshnjakun me 3:1, luften e dyte rumunin 5:1, luften e trete serbin me 4:1, ndersa ne finale u ndal nga kroati me rezultat 0:1.Padyshim , eshte ky nje rezultat i çmueshem kur dihet se karateja ballkanase eshte mjaft e forte.

Ne kete Kampionat , me ftese te presidentit te Federates Ballkanik ishte i pranishem edhe presidenti i FKK, z. Fadil Arifi i cili shfrytzoj ratin qe te takohet me te gjithe presidentet e Federates Ballkanike si dhe me presidentin e Federates Boterore z. Espinos. Presidenti Antonio Espinos ia konfirmoj se Kosova eshte pranuar ne Federaten Boterore te Karatese.

Kete aktivitet nga afer e percolli edhe Ambasadori i Kosoves ne Bullgari, Z.Shpend Kallaba i cili nderoi perfaqsuesit kosovarë si dhe ata te Shqiperise duke i vizituar ne diten e pare te Kampionatit. Ai i percolli te gjitha luftrat e Orgesit duke i dhene perkrahje morale. Ambasadori yne bisedoi edhe me presidentin e Federates Boterore z.Espinos i cili ia vertetoi lajmin se FKK eshte pranuar ne familjen e madhe te karatese boterore.Gjithashtu ambasadori yne ishte i pranishem me ftese te veçante nga presidenti i Federates Bullgare ne darke te perbashket me kreun e Federates Ballkanike.

Komisioni per Informim i FKK

Disa foto nga Kampionati

Leave a reply

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>