Te festojmë se bashku festen e Flamurit Kombëtar

Të nderuar sportist të karatesë, ju njoftojmë se Federata e Karatesë e Kosovës është në përgatitje intensive për Kampionatin Mbarëkombëtar i cili do të mbahet me 28.11.2017, (e martë ) në Pallatin e Sporteve në Prishtinë duke filluar në ora 11:00.

23843341_1938137503107558_8884598153020663941_n

Ftojmë të gjitha Organizatat, Klubet, Shoqatat sportive, trajnerët, gjyqtarë (te licencuar se paku kombëtar) nga Shqipëria, Kosova, shqiptarët nga Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, diaspora dhe kudo që janë të jeni pjesë e Kampionatit Mbarëkombëtar, garës më të madhe kombëtare.

Garat do te zhvillohen vetëm për kadetë, juniorë dhe seniorë në te dy gjinitë (femra dhe meshkuj) në dy disiplina kata dhe kumite.

Prishtina Dardane ju fton që rreth flamurit të bashkuar duke nderuar festën tonë më të madhe 28 Nëntorin që së bashku duke festuar ti zgjedhim kampionët dhe fituesit tjerë mbarëkombëtar.

Komisioni për Informimi i FKK-së

Leave a Reply

Your email address will not be published.