Te parët e gjyqtarëve botërorë serish në Kosovë

Njoftohen te gjithë gjyqtarët e FKK-së, trajnerët dhe zyrtarët e FKK-së, se do te mbahet seminari i udhëhequr nga Kryetari i gjyqtarëve botëror z.Javier Ecalante dhe sekretari i komisionit te gjyqtarëve z. Rober Hamara.

24993530_380872335691081_3635921986226166830_n

Ky seminar ka të bëje me rregullat e reja te garave te cilat do te aplikohen nga viti 2018, dhe do te organizohet me datën 15.12.2017 dhe 16.12.2017.

Seminari është obligativ për te gjithë gjyqtarët, trajnerët dhe zyrtare te FKK-së. Trajnerët te cilët nuk ndjekin ketë seminar nuk do te mund te i nënshtrohen provimit për tu licencuar nga FKK për vitin 2018 dhe për te u akredituar ne nivel ndërkombëtar. Seminari është obligativ edhe për te gjithë gjyqtarët pavarësisht licencave qe posedojnë nacionale apo ndërkombëtare.

Seminari do te zhvillohet në Prishtinë, lagjen Matiqan në shkollën amerikane ” Prishtina High School”.

23231439_367097313735250_6598662578965078081_n

Gjyqtaret duhet te jene me uniforme zyrtare.
Trajnerët dhe te gjithë zyrtarët me tuta sportive.
Në pjesën praktike te Katave me kimono te gjithë pjesëmarrësit.

Orari i seminarit është si vijon:

E Premte 15.12.2017.

15:30h – 19:00h KATA TEORI (gjyqtarët me uniformë zyrtare dhe te gjithë te tjerët me tuta sportive) dhe KATA PRAKTIKE (me kimono te gjithë)

E Shtune 16.12.2017:

09:00h – 12:30h KUMITE TEORI (gjyqtarët me uniformë zyrtare dhe gjithë te tjerët me tuta sportive)

12:30h – 13:30 h Pushimi i Drekës (FKK-ja do te mbulojë dreken për pjesëmarrësit ne seminar, gjyqtarët, trajnerët, zyrtarë te FKK-së)

13:30h – 17:30h KUMITE PRAKTIKE me garues (gjyqtarët me uniformë zyrtare dhe te gjithë te tjerët me tuta sportive uniformë)

Seminari do te jete pa pagesë për te gjithë pjesëmarrësit.

Me respekt:
Komisioni për Informim i FKK-së

Leave a Reply

Your email address will not be published.