Të parët e gjyqtarëve te botes Javier Escalante dhe Robert Hamara përsëri në Kosovë!

 

Federata e Karatesë e Kosovës si gjithherë edhe kësaj radhe do të vazhdoj me synimet e saja në lidhje me ngritjen e kapaciteteve profesionale të Karatesë, duke zhvilluar trajnime, seminare të ndryshme duke i mundësuar çdo pjesëtari të saj të avancohet në nivele kombëtare dhe ndërkombëtare.

Federata e Karatesë e Kosovës respektivisht komisioni i gjyqtarëve do të organizojë seminarin e radhës për të gjithë anëtarët e FKK-s, me datën 7-9 Shtator 2018, seminari do të udhëhiqet nga kryetari i komisionit të gjyqtarëve botëror Javier Escalante dhe sekretari i komisionit të gjyqtarëve botëror Robert Hamara.

 

Seminari do të jetë obligativ për të gjithë gjyqtarët, trajnerët, zyrtarë të FKK-s. Risi në këtë seminar do të jenë rregullat e garave për grupmoshat U14 dhe U12 si dhe sqarimet në lidhje me sistemin e ri të vlerësimit të Katave i cili është në fazat finale testuese dhe pritet të fillon së aplikuari nga viti 2019.

Federata e Karatesë e Kosovës respektivisht Komisioni i Gjyqtarëve të Karatesë do të ju informojë me kohë në lidhje me programin e Seminarit për rregullat e garave.

 

Me respekt:

 

Komisioni për Informim i FKK-së

Comments are closed.