U mbajt Kuvendi i Punës 2021 i Federatës së karatesë e Kosovës, në hotel Emerald në Prishtinë

U mbajt Kuvendi i Punës 2021 i Federatës së karatesë e Kosovës, në hotel Emerald në Prishtinë

Nga kuvendarët u miratua draft raporti i punës se FKK-se për vitin 2021.

Po ashtu u miratua draft raporti financiar për vitin 2022, si dhe draft kalendari i garave për vitin 2022, si dhe FKK-së iu shtuan edhe 2 klube te reja te cilat kanë rregulluar te gjithë dokumentacionin qe kërkohet nga rregullorja në fuqi.

Klubet e reja janë Klubi i Karatesë “Lybeteni” dhe Klubi i Karatesë “Dubova”.

Nga kuvendarët në theks te veçantë u kërkuar qe te ketë seminare dhe kampe te ndryshme për garues dhe trajnerë, po ashtu edhe certifikime nga Federata Botërorë e Karatesë (WKF).

Kryetari Avni Gashi informoj kuvendarët për takime te ndryshme tek disa biznese, si dhe takim me kryetarin e Federatës se Turqisë qe ka premtuar një bashkëpunim dhe përkrahje në te ardhmen.

Po ashtu i njoftoj qe jemi në bisedime me zyrtarët e Federatës Botërore te Karatesë (WKF-it) qe garat prestigjioze Premier Liga (ishte parapare te mbahet në Rusi) ose Seria A (ishte paraparë te mbahet në Austri) te mbahet në Kosovë, ku u mirëprit nga të gjithë kuvendarët.

Me respekt:

Komisioni për Informimi FKK-së

Comments are closed.