U mbajt turneu përkujtimorë kushtuar ish-karateistit “Xhevat Makolli”

Organizuar nga Federata e Karatesë e Kosovës u mbajt turneu përkujtimorë kushtuar ish-karateistit “Xhevat Makolli”. Ky aktivit u mbajt në Pallatin e Rinisë dhe Sportive në Prishtinë, ku morën pjesë 234 garues (prej tyre 145 meshkuj dhe 89 femra)._10DSC0002

Pjesëmarrës ishin garues nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia dhe klubet kosovare. Garat u zhvilluan në disiplinën e katave dhe kumiteve për grupmoshat 7-17, dhe seniorët (mbi 18 vjeç), (femra dhe meshkuj) po ashtu risi kësaj gare ishte qe konkurrenca e seniorëve ishte falas.
Fillimisht kryesia e Federatës e Karatesë e Kosovës me kryetar Ismet Krasniqi benë homazhe duke venë kurora te varri i te ndjerit “Xhevat Makolli”.
Në ceremoninë e hapjes zyrtare te turneut te pranishmeve ne pranishmeve në sall iu drejtua kryetari Ismet Krasniqi i cili i përshëndeti te gjithë garuesit pjesëmarrës, trajnerët, gjyqtarët dhe familjaret Makollli.
_10DSC0832
Kryetari Ismet Krasniqi theksoi se Xhevat Makolli, ishte një figurë e çmuar për gjithë karateistët kosovar dhe në vazhdimësi FKK-ja, do të përkujtojë me aktivitete garuese sikur është kjo garë._10DSC0874

Në emër te familjarëve te pranishmit i përshëndeti dhe i falënderoj për pjesëmarrje vëllai Behxhet Makolli.
Ndërsa, garat shpalli te hapur kryetari i FKK-së duke u dëshiruar te gjithë garuesve dhe trajnerëve suksese.
Në përgjithësi cilësia e garuesve u vlerësua shumë e kënaqshme, nga përzgjedhësi i Përfaqësueses se Kosovës në karate Isak Curri i cili përcjelli për se afërmi gjithë aktivitetin.
Gjithashtu edhe ndarja e drejtësisë nga gjyqtarët kosovar u vlerësua e mirë nga kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve i FKK-së, Ardian Muhadri.

Me respekt:
Komisioni për Informim i FKK-së

Leave a Reply

Your email address will not be published.