U mbajt turneu Shpresat e Kosoves

Garat u mbajtën për grupmoshat 7 deri 17 vjeç kate dhe kumite për te dy gjinitë femra dhe meshkuj.Turneun Shpresat e Kosovës e nderuan me pjesëmarrje 48 klube me 322 garues (176 meshkuj, 146 femra) me 385 paraqitje.

U mbajt turneu Shpresat e Kosoves në Palestrën e Sporteve “Bill Klinton” në Ferizaj. Garat u mbajtën për grupmoshat 7 deri 17 vjeç kate dhe kumite për te dy gjinitë femra dhe meshkuj.Turneun Shpresat e Kosovës e nderuan me pjesëmarrje 48 klube me 322 garues (176 meshkuj, 146 femra) me 385 paraqitje.

Te pranishmëve iu drejtua kryetari Federate së Karatesë e Kosovës Avni Gashi i cili theksoi: “Vete emri i turneut Shpresat e Kosovës, ka domethënie shumë te madhe për ju trajner, klube për federatën dhe prindërit e tuaj. Ne si drejtues te FKK-së, kemi shpresat tek ju, duke çmuar shumë punën e madhe duke falënderuar te gjithë ata qe morën mundin për mbarëvajtjen e kësaj gare duke përshi, trajnerë, gjyqtarët, Komisionin e Garave me kryetare Luljeta Shalen në veçanti klubi Sharrin si organizatorin teknik si dhe drejtorin për sport në komune e Ferizajt Xhemile Murati – Shabani qe shumë herë ka përkrah ketë turne dhe shumë klube te tjera te Ferizajt qe kanë potencial, kualitet dhe vullnet për te punuar, pra janë vetëm një hap nga arritjet e madhe ndërkombëtare dhe uroj qe te vazhdojë drejtoresha me i përkrah. Nga këtu uroj qe te dalin me te mirët dhe te arrijnë rezultate te larta ndërkombëtare, theksoi në fund kryetari Gashi.

Drejtoresha për sport e komunës se Ferizajt, Xhemile Murati – Shaban, fillimisht i përshëndeti kryetarin Gashi, gjyqtarët, trajnerët, organizatorët teknik te këtij turneut, klubin e karatesë Sharri qytetarët e pranishëm e sidomos garuesit qe do te madhështonin ketë garë dhe me suksese çdo vit.“Ndihem shumë e privilegjuar qe ky turne po mbahet në komunën tone dhe në një te ardhme me një bashkëpunim me krerët e federate se karatesë dhe komune tone ky turne te mbahet tradicionalisht çdo vit”, vazhdoj drejtoresha Xhemile Murati – Shabani.Nuk e thamë rastësisht por klubet e karatesë te Ferizajt po na bëjnë çdo ditë krenar me rezultate e tyre. Falënderoj gjitha klubet qe janë te pranishme në veçanti ato te Ferizaj suksese për te gjithë.

Federata e Karatesë për me te mirët ndau diploma dhe medalje, kurse mirënjohje te veçantë për bashkëpunim drejtorisë për sport te komunes së Ferizajt si dhe klubit te karatesë Sharri nga Ferizaj.

Me respekt:

Komisioni për Informim i FKK-së

Comments are closed.