Ushtrime të përbashkëta para garave prestigjioze

Te nderuar trajner dhe përfaqësues te klubeve

 

 

U njoftojmë se do te vazhdojnë përsëri ushtrimet e përbashkëta me kërkesë te përzgjedhësve te Përfaqësueses se Kosovës në Karate Isak Curri dhe Ylber Syla datën 20 dhe 21 janar (te shtunën dhe dielën) do te mbahet stërvitje e përbashkët për kadet, junior dhe seniorë.

_DSC0554

Obligative do te kenë te gjithë ata garuesit qe do te marrin pjesë në Francë në garën prestigjioze “Karate1 Premier League – Paris 2018”, nga data 26 deri 28 janar si dhe në Kampionatin Evropian për Kadet, Juniorë dhe U21 qe do te mbahet në Sochi te Rusisë nga 2 deri me 4 shkurt 2018.

Stërvitje do te mbahen në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë duke filluar nga ora 13:30, në sallën e karatesë nr:81.

 

 

 

Me respekt:

Komisioni për Informim i FKK-së

Leave a Reply

Your email address will not be published.