Ushtrime te përbashkëta para Kampionatit Evropian qe do te mbahet në Sofie te Bullgarisë

Njoftim

Me ftesë të kryetarit te Federatës së Karatesë e Kosovës Ismet Krasniqit, do të vij në Prishtinë trajneri Fehmi Mahalla. Ai do të mbajë ushtrimet profesionale garuesve të Përfaqësueses së Kosovës në Karate për kadet, junior dhe U21.
Qëllimi i kësaj përgatitje është qe te përfaqësohet Kosova sa me mirë në Kampionatin Evropian qe do të mbahet në Bullgari nga data 17-19 shkurt.
Ish-kampioni evropian Fehmi Mahala, përvojën shumë te madhe në arenat ndërkombëtare është zotuar se këtë përvojë do te bart tek Përfaqësuesja e Kosovës qe te kenë suksese sa me te mira në arenat ndërkombëtare. Ushtrime do te mbahen nga data 10 ( e premte) deri 15.02.2017 në shkollën amerikane “@High School Prishtina” dhe në sallën sportive “Habit Krasniqi”, në Matiqan, Prishtinë duke filluar nga ora 20:00.

Me respekt:
Komisioni për Informim i FKK-së

Leave a Reply

Your email address will not be published.