Lojrërat e XIX-ta Mesdhetare, Oran, Algjeri 2022.
Lojrërat e XIX-ta Mesdhetare, Oran, Algjeri 2022.
Në kuadër të ekspeditës sê organizuar nga KOK-u, bashkë me gjitha federatat tjera sportive, pjesmarrëse ishte edhe FKK. Në ditët e rezervuara për gara në sportin e karatesë garuesit tanë dhanë maksimumin në një konkurencë shumë të fortë ku njëkohësisht bêjnë pjesê garuesit e nivelit botëror nga shtetet e regjionit tê mesdheut respektivisht shtetet nga kontinentet si Europa, Azia dhe Afrika.
Duhet theksuar se nê këtê paraqitje u arrit që garuesja Albulena Gërvalla të renditet e pesta në kategorinë -55kg.
Albulena Gervalla, gjiron e parë shkoi pa luftë ndërsa fitoi në çerekfinale ndaj francezes, Assma Charif me rezultat 3:0, kampione botë për U-21.
Gërvalla pësoi humbje nga algjeriania Abouriche Louiza, në luftën ku pati edhe një lëndim, ndërsa nuk arriti tê stoliset me medalje në luftën për medaljen e bronztë nga italiania, Veronica Brunori.
Adelina Rama pësoi humbje nga Anthi Stylianou e Qipros, kategoria -61 kg.
Fortesa Orana u mund nga tunizianja, Chehinez Jemi, në raundin e parë të kategorisë +68 kg.
Melos Gashi u ndal nga francezi, Dany Makamata i cili pastaj u mund nga kampioni aktual në kategorinë -84kg.
Karateisti ynë Elhami Shabani u mund nga kampioni olimpik Tokio 2020, italiani Luigi Busa, kategoria -75kg.
Në Lojrat Mesdhetare pjesë e delegacionit ishin dhe gjyqtari Besart Vitija dhe trajneret Ylber Syla dhe Nazmi Gashi.