Do të mbahet seminari dhe provimi për gjyqtarë të Karatesë

Njoftim,

Komisioni i Gjyqtarëve, pranë Federatës së Karatesë së Kosovës ju njofton se, me datën 30.09.2017 do të mbahet në lagjen Matiqan, tek shkolla amerikane Prishtina High School, respektivisht salla e sportit “Habit Krasniqi”, Prishtinë.
Të drejtë pjesëmarrje në Seminar dhe Provim kanë të gjithë gjyqtarët – kandidatët të cilët aktualisht janë të licencuar dhe ata të cilët dëshirojnë të licencohen por edhe ata të cilët dëshirojnë te ngrisin gradat aktuale të gjyqtarëve.
21073980_10155559766373398_1779719849_n
Gjithashtu Komisioni i Gjyqtarëve fton të gjithë trajnerët e interesuar të marrin pjesë në këtë seminar për të kontribuar në njohën e rregullave dhe ngritjen e cilësisë së garave të Karatesë në Kosovë.
Paraqitja për Seminar dhe Provim duhet të bëhet më së largu deri me datën 25.09.2017 në postat elektronike (email-at) si vijon: rks.rcchairman@karate-ks.org apo rks.rcchairman@gmail.com,
kandidatët të cilët aplikojnë për Provim duhet të shënojnë si vijon:
EMRIN DHE MBIEMRIN;
DATËLINDJEN;
VENDLINDJEN;
KONTAKTIN – NR.TEL DHE POSTA ELEKTRONIKE (email-a);
LICENCËN QË POSEDON Kumite/Kata (kandidati i cili është për herë të parë shënon PA LICENCË); LICENCËN PËR TË CILËN APLIKON Kumite dhe/ose Kata. (KUMITE JUDGE B dhe/ose KATA JUDGE B)
Kandidatët të cilët nuk bëjnë paraqitjen nëpërmjet postave elektronike (e-mail- ave) të lartshënuara nuk do të kenë mundësi të i nënshtrohen provimit për gjyqtarë andaj, Komisioni i Gjyqtarëve në theks të veçantë ju kërkon të gjithë kandidatëve të respektojnë afatin e paraqitjes.
Të gjithë kandidatët duhet të plotësojnë dhe të sjellin aplikacionet në ditën e provimit. Aplikacionet i gjeni të bashkangjitur në PDF Format apo kopje fizike në zyrën e FKK-së. Uniforma zyrtare e gjyqtarisë është obligative për të gjithë gjyqtarët, kandidatët të cilët hyjnë në provim për Kata duhet të kenë edhe Kimonot.
Orari i seminarit dhe provimit është si vijon:
ORARI I SEMINARIT DHE PROVIMIT ME DT. 30.09.2017
AKTIVITETI ORA PËRSHKRIMI
Regjistrimet dhe pagesat: Nga 08:30h – 09:00h
Dorëzohen Aplikacionet dhe Pagesa 20€
Seminari Teorik Kata/Kumite: Nga 09:00h – 11:30h
Prezantimi i Programit WKF – Sqarime
PAUZË 11:30h – 13:00h
Provimi Teorik Kata/Kumite: Nga 13:00h – 13:30h
Pyetjet në Slide 20sek./ 40 Kata – 70 Kumite
Seminari Paktik Kata/Kumite: Nga 13:40h – 15:30h
Raste Konkrete me Garuesit.
Provimi Praktik KATA Nga 15:40h – 17:30h
Vlerësimi i Garuesve HANTEI / Ekzekutimi I apo II Katave nga kandidati (sipas dëshirës) / Pyetje nga Komisioni
Provimi Praktik KUMITE Dt. 31.09.2017
Në turneun KATANA OPEN – Gjilan
Seminari dhe Provimi për gjyqtarë është pjesë e planprogramit të Komisionit të Gjyqtarëve për ngritjen e nivelit të gjyqtarisë në Kosovë, Komisioni i Gjyqtarëve do të mbaj seminarin dhe provimin sipas programit të WKF i cili është dërguar zyrtarisht FKK-së respektivisht komisionit të gjyqtarëve me të drejta të rezervuara, gjithashtu duhet shtuar se investimet e bordit të FKK-së respektivisht Presidentit të FKK-së në gjyqtari nuk përfundojnë këtu, Seminari dhe Provimi i datës 30 Shtator është në shërbim të të gjithë gjyqtarëve për sfidat e radhës siç janë: Kampionati Ballkanik, Dhjetor 2017, (provimi për licenca Ballkanike), Kampionati Evropian, Sochi 2018, (provimi për licenca Evropiane) dhe K1, Dubai 2018 (për licenca Botërore) për detaje tjera rreth provimeve të lartshënuara do të njoftoheni me 30 Shtator 2017.
Me respekt:
Kryetari i Komisionit te Gjyqtarëve
Ardian Muhadri

Rregullorja e Garave_ver09_2017

Leave a Reply

Your email address will not be published.