Seminari i radhës do te zhvillohet me datën 15 -16 dhjetor 2017 në Prishtinë

Federata e Karatesë e Kosovës respektivisht komisioni i gjyqtareve pranë FKK-së do te organizoj seminar për gjyqtarë dhe trajner ne lidhje me rregullat e garave në karate duke përfshirë edhe rregullat e reja te cilat do te aplikohen nga viti 2018.
23231439_367097313735250_6598662578965078081_n
Seminari do te zhvillohet me datën 15 -16 dhjetor 2017 në Prishtinë, në lagjen Matiqan në sallën sportive “Habit Krasniqi”, shkolla amerikane Prishtina High School.
Seminar do te udhëhiqet nga kryetari i komisionit botëror të gjyqtarëve JAVIER ESCALANTE – WKF dhe sekretari i komisionit botëror të gjyqtarêve ROBERT HAMARA – WKF.
????????????????????????????????????
Seminari është obligativ për te gjithë Gjyqtarët, Trajnerët dhe zyrtar te FKK-së te cilët dëshirojnë te licencohen në vitin 2018 dhe te jenë aktiv në garat në Kosovë dhe jashtë saj.

Te drejt pjesëmarrje do te kenë ekskluzivisht gjyqtarët nga Kosova, trajnerët nga klubet anëtare te FKK-së si dhe zyrtaret e akredituar nga FKK-ja.

Me respekt:
Kryetari komisionit te gjyqtarëve
Ardian Muhadri – WKF

Foto nga arkivi i FKK-së