Kampionati europian për senior në karate i organizuar nga European Karate Federation (EKF)

Kampionati europian për senior në karate i organizuar nga European Karate Federation (EKF) u mbajt nga data 25 deri më 29 maj 2022 nê Gaziantep të Turqisë.

Pjesmarrës ishin 45 shtete me gjithsej 505 garues nga e gjithë Europa.

Kosova morri pjesë me 17 garues në 5 kategori të luftave(KUMITE) tek femrat dhe poaq tek meshkujt si dhe 2 garues në kategorinë KATA.

Poashtu në garat ekipore të KUMITEVE, Kosova u paraqit në dy gjinitë meshkuj dhe femra.

Paraqitja me garuesin Jusuf Kupa në kategorinë Para-karate(të verbërit) êshtë veçori e nivelit europian të garave.

Përveç paraqitjes dinjitoze të të gjithë garuesve si dhe rangimit në afërsi të zonës së medaljeve, fokusi shkon tek karateisti i mirënjohur ELHAMI SHABANI i cili në kategorinë “Senior Kumite Male -75kg” ku ishin të paraqitur 38 garuesit më të mirë të 38 shteteve nga Europa.

Elhamiu filloi me fitore në luftën e parë ndaj Suedezit Ricky Haag për të vazhduar në luftën e dytë ndaj Irlandezit Dean Omahony me rezultat 4:3.

Në luftën e tretë pas një rezultati të barabartë 2:2 ndalet nga garuesi Turk Erman Eltemur i cili kishte “Senshu”(pikën e parë nê meq) dhe i cili më vonë vazhdon deri në finale për tu shpallur kampion i Europës.

Në meqet e repasazhit ballafaqohet me garuesin nga Danimarka Viberg Larsen Mads duke e mposhtur me rezultat 4:3.

Elhamiu me një vendosmëri, shpirt luftarak si dhe dêshirë të madhe për titullin europian, mposht edhe karateistin nga Luxemburgu Adil Khaidar me rezultat 2:0 me të cilën plasohet në zonën e medaljeve dhe e pret lufta për vendin e tretë respektivisht medaljen e bronztë të cilën do ta mbart me krenari pas fitores nga karateisti boshnjak Hamza Turulja me rezultat 2:1.

Me këtë arritje tê Elhamiut Kosova dêshmon se ka kapacitete për arritje ndërkombërare vit pas viti pasiqë një medalje të tillë tê bronztë e kishte fituar para një viti edhe Herolind Nishevci.

Elhami Shabani i lindur në Gjilan të Kosovës në një familje ku tre vëllezër merren me sportin e karatesë dhe njëkohësisht kanë tituj vendor e ndërkombëtarë është edhe një shembull se si me njê sakrificë, përkushtim, punë dhe vullnet arrihet gjithçka duke bërë krenar veten, familjen, sportin e karatesë në veçanti e poshtu sportistët e Kosvês në pêrgjithësi si dhe vet shtetin tonë.

“Një falënderim të veçantë për emocionet e dhëna si dhe ngritjen e nivelit të karatesë Kosovare”

Suksese më tutje në sport, profesion dhe jetë kampion.

Avni Gashi

President i federatës së karatesë së Kosovës

Comments are closed.