Arkivat mujore January 2019

Kosovarë në KARATE1 PREMIER LEAGUE – PARIS 2019

Njoftim

Përfaqësuesja e Kosovës në Karate do të marr pjesë në KARATE1 PREMIER LEAGUE – PARIS 2019 qe do të mbahet nga 25-27 janar 2019, në Paris te Francës.

Kosovarët  kanë udhëtuar, për Paris në Premier Ligen një garë shumë e rëndësishme, për pikët e normës Olimpike, në këtë garë do te marrin pjesë vetëm  100 garuesit me te mirët e botës në kategoritë e ndryshme.

Ekspedita e kosovarëve përbëhet nga Përzgjedhësi i Përfaqësues se Kosovës në Karate Ylber Syla se bashku me kryetarin e gjyqtarëve te i FKK-se, Ardian Muhadrin i cili do te ndaj drejtësinë dhe 4 garues qe do te paraqiten në kategoritë: Fortesa Orana kategoria mbi 68 kilogram, Orges Arifi deri në 60 kilogram, Herolind Nishevci mbi 84 kilogram, Alvin Karaqi deri në 84 kilogram

Lexo më shumë

Federata e Karatesë e Kosovës mbajti dy ngjarje shumë te rëndësishme për karatenë kosovare

Gjatë këtij vikend Federata e Karatesë e Kosovës mbajti dy ngjarje shumë te rëndësishme për karatenë kosovare, seminarin për gjyqtarë me rregullat e reja aprovuar nga Federata Botërore e Karatesë dhe Kampionatin e Kosovës për kadetë, juniorë, U21 dhe seniorë.

Seminari ishte obligativ për të gjithë kryetrajnerët dhe trajnerët e klubeve të regjistruar në FKK, gjyqtarët ndërkombëtarë, Ballkanik, shtetërorë dhe kandidatët të cilët dëshirojnë të licencohen ai gjyqtarë nacional dhe zyrtarë të tjerë të FKK-së.

Seminarin e udhëhoqi kryetari i komisionit të gjyqtarëve botërorë Javier Escalante nga Suedia, sekretari i komisionit botërorë Robert Hamara nga Norvegjia, Alois Weisbock nga Austria dhe Franqeska Marquez nga Spanja.

Të njëjtit ishin te p...

Lexo më shumë