Në vazhdën e projektit për përkrahjen e klubeve anembanë Kosovës, Federata e karatesë së Kosovës sot vizitoi Komunën e Gjilanit

Në vazhdën e projektit për përkrahjen e klubeve anembanë Kosovës, Federata e karatesë së Kosovës sot vizitoi Komunën e Gjilanit ku hasëm në përkrahje dhe zotim pa rezervë nga kryetari Alban Hyseni dhe stafi i tij për të gjitha kërkesat nga ana jonë, në të mirën e klubeve dhe garuesve Gjilanas.

Me krenari u prezentuan arritjet e karateistëve Kosovarë në përgjithësi e poashtu karateistëve Gjilanas në veçanti duke kulmuar së fundmi me medaljen e bronztë europiane nga kampioni Elhami Shabani në Gaziantep të Turqisë.

Shpresojmë që së shpejti do shihen rezultatet në të mirën e gjithë klubeve, trajnerëve dhe garuesve Gjilanas.

Comments are closed.