Takim miqësor dhe shumê premtues me Kryetarin e kryeqytetit z.Përparim Rama si dhe drejtorin e sportit në Komunën e Prishtinës z, Granit Rugova.

07.09.2022

Takim miqësor dhe shumê premtues me Kryetarin e kryeqytetit z.Përparim Rama si dhe drejtorin e sportit në Komunën e Prishtinës z, Granit Rugova.

-Fillimisht u dakorduam tê konkretizojmë palestrën multifunksionale me 5000 ulëse dhe hapsira përcjellëse “NIPON BUDOKAN”(shif fotot) në Prishtinë tek Tulltorja, projekt i inicuar që nga viti 2017 nga kryetari i sotëm i Federatês së Karatesë së Kosovë z.Avni Gashi(në atë kohë si prind) për të vazhduar me marrveshjen e nënshkruar nga UNDP, MKRS, KOK, Komuna e Prishtinës dhe FKK. Kryetari z.Rama dhe drejtori z.Rugova dhanë përkrahje pa rezervë sikurse edhe ambasadori japonez z.Yamanaka më heret.

-U dakorduam për bursat për sportistë/karateiste.

-Sallat e edukatës fizike nëpër shkolla do lirohen si termine pa pagesë për klubet e karatesë(pritet memorandumi).

-Do ketë shpërblime shtesê për medalista nga kampionatet Europiane dhe Botërore.

-Subvencionet për klube do jenë sipas projekteve dhe arritjeve në rritje.

-Paisje sportive(tatami WKF approved) synojmë mundêsisht për 22 klube të karatesë në Prishtinë.

-Turneu memorial “XHEVAT MAKOLLI” do jetë nën patronatin e kryeqytetit z.Përparim Rama.

Falënderime për çasjen dhe gadishmërinë për mbështetje pa rezervë të z.Rama dhe z.Rugova.

– Inicuam projektin:

“PRISHTINA QYTET I SPORTIT”.

Comments are closed.