“Tryeza e Sportit” e treta në radhë, e organizuar nga Ministria e Sportit në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës

“Tryeza e Sportit” e treta në radhë, e organizuar nga Ministria e Sportit në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës, bëri përsëri bashkë përfaqësues të institucioneve, federatave dhe pjesëtarë të tjerë të komunitetit të sportit.

U diskutua për politikat ekzistuese dhe zhvillimin e reformës në sport. Për Ligjin për Sport, që vlerësohet të jetë reforma më e madhe në këtë fushë.

Drafti i fundit i strategjisë së parë shtetërore për zhvillimin e sportit, për vitet 2023 – 2030, gjithashtu u prezantua gjatë ditës së sotme, draft ky i cili shumë shpejtë pritet të publikohet në platformën e konsultimeve publike.

Të pranishmit diskutuan për procesin e licensimit të federatave sportive sipas Udhëzimit të ri Administrativ si dhe për kategorizimin e tyre për vitin 2023.

Sfidat në përfaqësim në garat ndërkombëtare dhe marrëveshja e bashkëpunimit mes MKRS dhe KOK, ishte tema përmbyllëse e tryezës. Në fillim të këtij muaji, është nënshkruar Memorandum i Bashkëpunimit ndërmjet MKRS dhe Komitetin Olimpik të Kosovës, për të ngritur kapacitet e përbashkëta me qëllim të ndjekjes së rrugëve ligjore në rastet e diskriminimeve të ekipeve të sportistëve vendorë në garat ndërkombëtare.

Faleminderit të gjithë atyre që ishin prezent dhe dhanë idetë e kontributin e tyre në këtë takim.

Comments are closed.