Vazhdojmë me asistencën direkte të klubeve nëpër të gjitha regjionet e Kosovës përmes bashkëpunimeve me nivelin komunal

Vazhdojmë me asistencën direkte të klubeve nëpër të gjitha regjionet e Kosovës përmes bashkëpunimeve me nivelin komunal.

Në pritjen shumë miqësore nga kryetari i komunës së Ferizajit z.Agim Aliu përveç zotimeve për përkrahje imediate, u projektuan rrugët e bashkëpunimit edhe për vitet tjera në vazhdim.

Palestra e sporteve luftarake në Ferizaj, patronati i kampionatit “Shpresat e Kosovës”, asistenca në ngritjen e kapaciteteve(garues, trajnerë e gjyqtarë), paisje me rekuizita, etj ishin disa nga temat e shumta në dobi të karatesë në përgjithësi e poashtu klubeve dhe garuesve Ferizajas në veçanti.

Comments are closed.