Do të organizohet seminar shtetërorë dhe provimin shtetëror me datën 24 SHTATOR 2017

Njoftim:

Komisioni i Gjyqtarëve i Federatës së Karatesë e Kosovës (FKK-së), pas përfundimit me sukses të gjashtë mujorit të parë të vitit 2017, me ç`rast ka organizuar seminar ndërkombëtar me kryetarin e gjyqtarëve botërorë z. Javier Escalante dhe sekretarin e komisionit të gjyqtarëve botërorë z. Robert Hamara ku më pas ka organizuar provimin për gjyqtarë në nivel shtetërorë duke licencuar 21 gjyqtarë shtetëror.
????????????????????????????????????

Kjo dhe nuk përfundon vetëm me kaq dhe vlen të theksohet në mënyrë të veçantë se Komisioni i Gjyqtarëve me punën dhe angazhimin që ka bërë vetëm për 6 muaj të këtij viti ka arritur të përgatis gjyqtarët e FKK-së për licenca të nivele ndërkombëtare.
Me gjithë këtë angazhim dhe rezultatet nuk munguan, në Muajin PRILL 2017, Federata e Karatesë e Kosovës dërgoj dy gjyqtarë Ardian Muhadri dhe Besim Ilazi në DUBAI për licenca BOTËRORE dhe të njëjtit arritën të kalojnë provimin me sukses dhe morën titujt gjyqtarë botëror, (në këtë rast duhet shtuar se ARDIAN MUHADRI kaloj provimin në dy disiplina KATA dhe KUMITE në këtë të fundit u radhiti i dyti në ranglistën botërore) rezultatet në nivel ndërkombëtarë nuk përfundojnë këtu!
Me datën 4 Qershor 2017 është organizuar Kampionati Evropian i Regjioneve në Prishtinë dhe gjithashtu është mbajtur edhe provimi për gjyqtarë për licenca EUROPIANE, në këtë rast Komisioni i Gjyqtarëve ka deleguar 9 gjyqtarë të i nënshtrohen këtij provimi, ku 5 prej tyre arritën të kalojnë me sukses provimin, Besim Ilazi, Besart Vitia, Fidan Qorolli dhe Ardian Muhadri, ngritën gradat e gjyqtarisë, ndërsa Naim Ilazi u licencua për herë të parë si gjyqtarë evropian (në këtë rast duhet shtuar se BESART VITIA kaloj provimin në dy disiplina KATA dhe KUMITE dhe në këtë të fundit u radhit i pari në ranglistën evropiane).
Në vazhdën e punëve dhe rezultateve kulmore nga Komisioni i Gjyqtarëve dhe atë vetëm për 6 muaj të vitit 2017, interesimi i karateistëve për tu bërë pjesë e gjyqtarëve te karatesë vetëm sa vjen e shtohet dhe si pasojë Komisioni i Gjyqtarëve me përkrahjen e FKK-së ju informon se:
Të gjithë kandidatët e interesuar (kandidatët e rinj, ata për avancimin e gradave shtetërore si dhe ata të cilët nuk arritën të jenë pjesë e gjyqtarisë në provimin e mbajtur në Shkurt 2017) se komisioni i gjyqtarëve do të organizojë seminar shtetërorë dhe provimin shtetëror me datën 24 SHTATOR 2017.
Kandidatët të cilët dëshirojnë të i nënshtrohen seminarit dhe provimit duhet të bëjnë paraqitjen më së largu deri me datën 14 SHTATOR 2017, paraqitja e gjyqtarëve të dërgohet në e-mail: rks.rcchairman@karate-ks.org , kandidatët duhet të shënojnë:
Emrin dhe Mbiemrin,
Datëlindjen,
Adresën e saktë,
Kontaktin (tel, e-mail)
Licenca për të cilën aplikon.

Për informata më të hollësishme në lidhje me mbarëvajtjen e seminarit dhe provimit ju informojmë në ditët në vijim, për çdo gjë në lidhje me gjyqtarinë ju lutem shkruani në e-mail-in: rks.rcchairman@karate-ks.org.
Për fund, duhet shtuar se, e gjithë puna e bërë dhe të gjitha këto rezultate të arritura në gjyqtarinë e FKK-së, janë bërë dhe janë arritur falë përkrahjes të pa shoq, të pa lodhshme dhe të pa rezervë të kryetarit të FKK-së z. ISMET KRASNIQI i cili nuk kursej asgjë dhe na përkrahu në çdo aspekt MORAL, LOGJISTIK, FINANCIAR etj etj, vetëm e vetëm qe karateja respektivisht gjyqtarët e FKK-së të kenë rezultate kulmore.
Pra me përgjegjësi të plotë ju informojmë se me këtë përkrahje, këtë angazhim të kryetarit z. Ismet Krasniqi karateja Kosovare do të ketë gjyqtarë shtetëror kualitativ dhe më shumë gjyqtarë tjerë me licenca botërore dhe evropiane dhe do ketë gjyqtarë model për rajonin dhe Evropën.
Komisioni i Gjyqtarëve falënderon bordin e FKK-së dhe në mënyrë të veçantë kryetarin e FKK-së Ismet Krasniqin dhe sekretarin e FKK-së Nazmi Gashi.

Me respekt:
Komisioni i Gjyqtarëve i FKK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.