KAMPIONATI BALLKANIK NË KARATE.

DITA E DYTË.

🇽🇰KOSOVA FITOI EDHE 4 MEDALJE BALLKANIKE.

Dita e dytë në Kampionatin Ballkanikë në Mal të Zi për Federatën e Karatesë ishte e mirë dhe solli edhe dy finale 🥈🥈dhe dy 🥉🥉medale bronzi 🇽🇰🥋

Melos Gashi nenkampion Ballkanik në kategorinë U21 -84 kg 🥈

Melosi deri në finale shkoi pasi fitoi 4 duele dhe në finale humbi me Hantei, deklarim të gjyqtarëve.

Erblina Sopjani nenkampione Ballkanike në kategorinë Juniore +66 kg 🥈

Erblina deri në finale arriti duke pas xhiron e parë pa luftë dhe duke fituar edhe 3 duele deri në finale dhe në finale humbi në Hantei, deklarim të gjyqtareve.

Mirlind Rexhpi i 🥉 në Ballkan në kategorinë U21 +84 kg

Mirlindi humbi në xhiron e parë dhe në repasazh fitoj tri luftëra duke u stolisur me medale Bronzi.

Ardiana Fejzullahu e 🥉 në Ballkan në kateorinë Juniore -66 kg

Ardiana fitoj xhiron e parë, humbi xhiron e dytë dhe fitoj edhe dy luftëra sportive në repasazh.

Paraqitje të mirë kishin dhe disa garues tjerë të cilët mbeten pa medale.

Deri me tani Kosova ka arrit ti fitoj 14 medale në kampionatin Ballkanik per Kadet, Junior dhe U21 qe po mbahët në Bari të Malit të Zi nga to:

1 ari 🥇

6 Argjendi 🥈

7 Bronzi 🥉

Kosova neser ka në garë edhe garat ekipore për kadet, Junior dhe U21 ku presim medale.

Suksese të gjithë stafit që po përkujdeset për mbarëvajtjen e këtijë kampionati përshirë këtu Sekretarin e FKK-së, Selektoret dhe trajneret e FKK-së si dhe teajneret e klubeve të FKK-së.

FORCA KOSOVA 🇽🇰🥋

Comments are closed.