Perfundoj kampionati Ballkanik për Kadet, Junior dhe U21 qe u mbajt në Tivar të Malit të Zi.

Moren pjesë 10 shtete me 1011 garues, Kosova mori pjesë me 86 garues, 92 paraqitje për garë dhe 6 Refer ku dy nga ta kaluan provimin për Refer Ballkanik.

Pjesëmarrja në Kampionatin ballkanik u bë me vetfinancim nga klubet dhe pjesëmarrësit.

Federata e Karatesë e Kosovës përveq obligimeve administrative siguroi transportin me dy autobusë pêr të gjithë garuesit dhe trajnerët si dhe pagoi paraqitjen(taksën e garês) për kampionët e Kosovës.

Rezultatet e arritura janë:

Endrit Beka, kampion Ballkanik kategoria kumite U21 -67 kg

Endrit Beka deri në finale fitoj 5 luftera, në finale ai triumfoi ndaj Boshnjakut Lazar Markovic në Hantei 3:2

Melos Gashi nenkampion Ballkanik në kategorinë U21 -84 kg 🥈

Melosi deri në finale shkoj pasi fitoj 4 duele dhe në finale humbi me Hantei, deklarim të gjyqtarëve pas rezultatit 1:1 me Malazezin Nemanja Mikulic.

Albinot Selmani, nenkampion Ballkanik kumite U21 -60 kg

Albinoti fitoj 3 luftera deri në finale dhe humbi nga Greku Dimitros Kouloriris 0:1

Alma Loki nenkampione ballkanike kategoria Kata U21

Alma fitoj tri xhiro dhe në finale humbi me rezultat shumë të ngushtë nga Sllovenja Lana Tisa 24.8 me 24.26

Erblina Sopjani nenkampione Ballkanike në kategorinë Juniore +66 kg 🥈

Erblina deri në finale arriti duke pas xhiron e parë pa luftë dhe duke fituar edhe 3 duele deri në finale dhe në finale humbi në Hantei, deklarim të gjyqtareve.

Fatijon Bajrami nenkampion Ballkanik kategori Junior kumite -76 kg

Deri në finale Fatjoni fitoj 4 luftëra sportive dhe vlen të përmendet që në xhiron e parë Fatjoni fitoj me rezultat 8:0 ndaj kampionit në fuqi të Botës.

Diola Krasniqi nenkampione ballkanike në kumite Juniore -53 kg

Diola fitoj 4 luftera sportive në finale humbi nga garuesja Sllovene Ela Petan me rezultat 2:2 (me senshu)

Njomza Osmani e bronzt në kategorinë kumite +68 U21

Njomza deri në fitimin e medales se bront fitoj tri luftëra sportive.

Qendresa Ibrahimi e bronzt në kategorinë Juniore -59 kg

Qendresa Ibrahimi deri në gjysemfinale fitoj 5 luftëra sportive

Ensar Zejnullahu i bronzt në kategorin Junior -63 kg

Ensari deri tek medalja erdhi pas 4 fitoreve

Dren Gashi i bronzt në katerorin -63 kg

Dreni deri tek medalja e bronzt erdhi pas 4 fitoreve

Amar Merovci i bronzt në katrgorinë kadet -52 kg

Amari deri tek medalja e bronzt erdhi pas 4 fitoreve sportive.

Mirlind Rexhpi i 🥉 në Ballkan në kategorinë U21 +84 kg

Mirlindi humbi në xhiron e parë dhe në repasazh fitoj tri luftëra duke u stolisur me medale Bronzi.

Ardiana Fejzullahu e 🥉 në Ballkan në kategorinë Juniore -66 kg

Ardiana fitoj xhiron e parë, humbi xhiron e dytë dhe fitoj edhe dy luftëra sportive në repasazh.

Paraqitje të mirë kishin dhe disa garues tjerë të cilët mbeten pa medalje.

Kosova ka arrit ti fitoj gjithësejt 14 medalje në kampionatin Ballkanik per Kadet, Junior dhe U21 qe u mbajt në Bari të Malit të Zi nga to:

1 ari 🥇

6 Argjendi 🥈

7 Bronzi 🥉

Vlenë të ceket se garuesit tjerë nga Kosova kishin paraqitje të shkëlqyer edhe pse nuk arriten medale patem 9 venda të 5-të (Betim Maliqi, Vlerë Qerimi, Elmedina Istogu, Denisa Shabani, Dren Ibrahimi, Ekiporet e Kadeteve femrat, Junioreve femra dhe mashkuj dhe U21)

6 vende të 7-ta (Orges Maloku, Meritor Zhdrella, Diana Kajtazi, Diellza Mahalla, Artor Maraj dhe ekiporja e Kadeteve)

Falënderim dhe urime për seicilin/en.

Krenar me JU kampionë.

Comments are closed.