Kosovarët treguan një paraqitje shumë te mirë në në Sochi në gjitha kategoritë

Përfaqësuesja e Kosovës në Karate ka marr pjesë në Kampionatin Evropian për kadet, Juniorë dhe U21 qe u mbajt në Sochi te Rusisë nga data 02-04 shkurt 2018.

Përfaqësuesja e Kosovës u paraqitet me 20 garues në kategori te ndryshme (femra dhe meshkuj), në kata dhe kumite po ashtu u përfaqësua edhe me tre gjyqtarë, Ardian Muhadri, Fidan Qorolli dhe Naim Ilazi.

Ekspeditës kosovare të prirë nga sekretari i përgjithshme i FKK-së, Nazmi Gashi se bashku me përzgjedhësin Isak Currin u arritën 2 vende te 5-ta, një 7-te dhe një te 11-të nga ana e garuesve.

Kurse gjyqtarët kosovarë nuk kanë te ndalur drejt majave te rezultateve kulmore. Tre gjyqtarë arritën te kalojnë me suksese provimet për gjyqtarë evropian.

Ky ishte bilanci i arritur i kosovarëve në Kampionatin Evropian.

sochi7
Po ashtu Përfaqësuesja e Kosovës në Sochi te Rusisë u paraqit në defile me flamurin shtetërorë te Kosovës ne mesin e 44 shteteve te Evropës, përkundrazi pengesës qe Kosova mos te defiloj me flamurin shtetëror, si dhe çështjen e vizave te shtetit te Rusisë kjo u arrit fal kontakteve te kryetarit Ismet Krasniqi me krerët me te lart te federatës Evropiane.

Në një konkurrence shumë te madhe kosovarët treguan një paraqitje shumë te mirë në gjitha kategoritë. Kjo trego se përfaqësuesja e Kosovës në Karate është duke përparuar shumë në cilësi.
refere
Kjo është meritë e një angazhimi te madh të bordit drejtues nga kryetar i FKK-së, Ismet Krasniqi, po ashtu siq ishte përzgjedhësit dhe trajnerëve te Përfaqësueses. Për shumicën e garuesve kjo ishte paraqitja e parë në një garë te tille, ku dëshmuan se Kosova ka potencial te madh për garat ndërkombëtare për garues dhe gjyqtarë.

Një paraqitje te shkëlqyer kishte edhe Edisa Beka në kategorinë e junioreve deri në 48 kilogram. Ajo fitoi nga garuesja e Lituanisë, Rumanisë dhe në duelin vendimtare për finale humbi nga nënkampionja e Evropës garuesja e Azerbejgjanit me rezultat te ngushtë. Ndërsa në duelin për vendin e tretë REPASAZH (medaljen e bronztë) humbi nga garuesja Portugalisë me rezultat shumë te ngushtë 1 me 0.
Edisa Beka në ranglistën e publikuar nga Federata Evropiane Karatesë (EKF) me këtë paraqitje u rendit e 5-ta e Evropës.
Gjitha ashtu Tahir Ajvazi në kategorinë e U21 deri në 84 kilogram humbi nga garuesi i Turqisë (nenkampioni Evropian i kësaj kategorisë).
Kurse për vendin e tretë Tahir Ajvazi fitoi nga garuesi i Sllovakisë, Gjermanisë dhe humbi nga ai i Rusisë.
Kurse në ranglistën përfundimtare te Kampionatit Evropian Tahir Ajvazi u rendi i 5-ti, në Kampionatin Evropian.
Edhe Ylli Cenaj kishte një paraqitje shumë te mirë në kategorinë e U21 deri në 67 kilogram,fitoi nga garuesi Italian, Zviceran dhe humbi me rezultat shumë te ngushtë 1 me 0 nga Kampioni evropian i kësaj kategorie garuesi i Azerbejgjanit,
Kurse për vendin e tretë (REPASAZH) humbi nga garuesi i Holandës, kurse ne rangliste përfundimtare te Kampionatit Evropian Ylli Cenaj u rendi i 7-ti.
Kurse në një konkurrencë te madhe gjyqtarët tani arritën te kalojnë edhe një sfide te radhës atë te titujve evropian Ardian Muhadri Kumite “Refere B” dhe “Kata Judge A’’, po ashtu edhe Naim Ilazi “Kumite Judge A” dhe “Kata Judge A” si dhe Fidan Qorolli në “Kata Judge A”.
Po ashtu edhe gjatë garave gjyqtarët tanë tani me licenca ballkanike, evropiane dhe botërore ndanë drejtësinë ne mënyrë te shkëlqyer, ku në shumicën e dueleve ishin kryesoret e arenave.
Përfaqësuesja e Kosovës u paraqitë në këtë kampionat edhe me dy garues ne disiplinën e katave Vlerona Shala në kategorinë U21, humbi nga garuesja e Sllovenisë, kurse Argjend Berjani fitoi nga garuesi i Qipros dhe humbi nga ai i Bjellorusisë, kurse në kategorinë e juniorëve Albion Sopi humbi nga garuesi i Spanjës.
Në kategorinë e kadeteve Vlera Qerimi në mbi 54 kilogram humbi nga garuesja e Greqisë.
Në kategorinë e kadetëve Arlind Selmanaj deri në 52 kilogram humbi nga garuesi i Finlandës edhe pse në kohen e rregullt ishte baras pas deklarimit te gjyqtarëve fitues u shpall garues finlandez.
Po ashtu edhe në kategorinë e kadetëve Albin Merovci deri në 57 kilogram po ashtu ne kohen e rregull u ndanë baras pas deklarimit te gjyqtarëve fitues u shpall garuesi nga Rumania.
Paraqitje shume te mirë kishte Omer Sahiti në kategorinë e kadetëve deri ne 63 kilogram, fitoi ndaj garuesit Skotlandes, Suedisë dhe humbi nga garuesi spanjoll me rezultatet shumë te ngushtë (SENSHU) edhe pse në kohen e rregullt ishte baras.
Po ashtu paraqitje shumë te mirë kishte edhe Betim Maliqi në kategorinë e kadetëve deri në 70 kilogram, fitoi nga garuesit Italian, Estonisë por humbi me një mos kujdesi (me 4-rë, vërejtje dhe u ndeshku nga gjyqtari me HANSOKU) nga garuesi spanjoll edhe pse ishte duke udhëheq me rezultat 3 me 1.
Në kategorinë e kadetëve mbi 70 kilogram,Melos Gashi humbi nga garuesi i Greqisë.
Në kategorinë e junioreve deri në 53 kilogram Delvina Muçiqi humbi nga garuesja Portugalisë me rezultat shumë te ngushtë 1 me 0.
Në kategorinë e junioreve deri në 59 kilogram Albulena Gervalla, kishte po ashtu paraqitje shumë te mirë fitoi nga garuesja e Bjellorusisë, Finlandës dhe humbi nga garuesja Turqisë me rezultat shumë te ngushtë 1 me 0.
Po ashtu edhe Festa Curri humbi nga garuesja Turqisë me rezultat shumë te ngushtë 1 me 0, në kategorinë e junioreve mbi 59 kilogram.
Në kategorinë e juniorëve në kategorinë deri në 61 kilogram Dren Hajdari fitoi nga garuesi i Danimarkës dhe humbi nga ai i Izraelit pas vendimit te gjyqtarëve sepse në kohen e rregullt ishte baras.
Në kategorinë e juniorëve në kategorinë deri në 67 kilogram, Benjamin Bajrami humbi nga garuesi i Malit te Zi ( i cili u shpall nenkampion i Evropës) me rezultat shumë te ngushtë 1 me 0, kurse në duelin për vendin e tretë (REPASAZH) humbi nga garuesi Italia.
Në ranglistën përfundimtare Benjamin Bajrami u rendit i 11-ti.
sochi6

Donart Vitija mori pjesë në kategorinë e juniorëve deri në 76 kilogram, humbi nga garuesi i Sllovenisë.
Endrit Shaqiri mori pjesë në kategorinë e juniorëve mbi 76 kilogram, humbi nga garuesi i Hungarisë (me 4-rë, vërejtje dhe u ndeshku nga gjyqtari me HANSOKU) edhe pse ishte duke humb me rezultat shumë te ngushtë 1 me 0
Mergim Bekteshi mori pjesë në kategorinë U21 deri në 60 kilogram, humbi nga garuesi i Spanjë (me 4-rë, vërejtje dhe u ndeshku nga gjyqtari me HANSOKU) edhe pse ishte duke humb 3 me 0.
Me repekt:
Komisioni për Informim i FKK-së

Leave a Reply

Your email address will not be published.