U mbajt turneu 8-ti me radhë :Fushë Kosova Open 2022″

Me pjesëmarrjen e afro 600 garuesve nga 57 klube, Kosova shtet e rajonit, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kosova Lindore, Presheva u mbajt turneu 8-ti me radhë :Fushë Kosova Open 2022″, nënpatronazhin e kryetari te Komunës se Fushë Kosovës, Burim Berisha.

Bashkim Ibrahimi kryetari i klubit të karatesë Fushë Kosova, përshëndet te gjithë pjesëmarrësit në ketë garë, garuesit, trajnerët dhe gjithë ata qe na kanë madhështuar ketë garë e sidomos nga ato klubet e Malit te Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe trojet shqiptare si dhe përshëndeti drejtues te Komunës se Fushë Kosovës qe ndihmuan në ketë organizim.

Në emër te Federatës se Karatesë te pranishmit Avni Gashi, FKK-ja është e nderuar për këtë organizim madhështor, falënderojmë klubin e Karatesë Fushë Kosova dhe gjithë ata qe u angazhuan për ketë garë, falënderojmë te garuesit dhe trajnerët klubeve, kërkojë qe te zhvillohet një garë fair-play le te fitoj me i miri.

Besnik Shala drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport në Fushë Kosovë si drejtori jemi i kënaqur për një organizmi te tillë nga klubi, ne do te jemi pranë sport dhe do ti përkrahim në vazhdimësi, njëherazi e beri hapjen zyrtare.

Kryetar i nderit te Federatës se karatesë e Kosovës Nezir Rama, i cili përshëndet te gjithë pranishmit në emër te gjeneratave te shumta qe kontribuan në zhvillimin dhe pavarësimin e sportit te karatesë dhe këtyre qe janë duke vazhduar vazhdimësinë e kësti sporti, pra merruni me karate qe është sporti me i mirë.

Pjesëmarrës në ketë turne ishin mjeshtër te karatesë si Enver Cakiqi, Ali Maxhui si dhe i pranishëm ishte edhe kryetari i Komitetit Olimpik i Kosovës Ismet Krasniqi me bashkëpunëtor.

U ndanë mirënjohje për shumë figurat e rëndësishme sportit te karatesë brenda dhe jashtë Kosovës dhe gjithë ata kontribuuan për mbarëvajtje e këtij aktivitet te sportit.

Ky turne u organizua nga klubi i karatesë Fushë Kosova, nën monitorimin e Federatës se Karatesë e Kosovës.

Me respekt:

Komisioni për Informimi i FKK-së

Comments are closed.