Avni Gashi kryetar i ri i Federatës se Karatesë e Kosovës

Kjo u arrit në kuvendin e jashtëzakonshëm qe u mbajt në hotelin Emrald pas dorëheqjes se ish kryetari Ismet Krasniqi i cili tani është në pozitën e kryetarit te Komitet Olimpik i Kosovës.

Në garë ishte Gazmend Havolli, kryetar i Klubit te karatesë Llapi nga Podujeva dhe Avni Gashi kryetari i klubit të karatesë Olimp nga Prishtina. Në kuvendin e jashtëzakonshëm morën pjesë 55 klube me drejt vote, ku pas një proces demokratik fitoj Avni Gashi 31 vote, ndërsa Gamend Havolli 24.

Në fund e këtij procesi i uruan delegatet e pranishëm kryetarit te ri Avni Gashi, poashtu i ka uruar edhe ish kryetari i Federatës së karatesë e Kosovës Ismet Krasniqi, tani kryetar i Komiteti Olimpik te Kosovës i cili ka shprehu gatishmërinë për bashkëpunim për avancimit e karatesë.

Ky proces u monitorua nga zyrtari i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport si dhe Komiteti Olimpik i Kosovës.

Comments are closed.