Aktiviteti i parë pas Pandemisë, seminari për trajnerë dhe gjyqtarë

Ka përfunduar Seminari tri ditore për trajnerë dhe gjyqtarë organizuar nga Federata e Karate e Kosovës, qe u mbajt ketë vikend (me 9-11 tetor 2020) në hotelin Emaralad në Prishtinë.

Seminari u mbajt nga te paret e botes Kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve Eduardo Javier Escalante dhe njëherit kryetari i komisionit për çështje sportive pranë Federatës Botërore te Karatesë (WKF-it) si dhe Robert Hamara sekretari i komisionit të gjyqtarëve pranë WKF dhe EKF.

Për shkaqe te simptomave te Covid19, nuk ka udhëtuar Robert Hamara, por ligjëratën e mbajti përmes platformës online nga largësia.

E veçanta e seminarit ishte ndryshimi apo plotësim rregullorja për COVID19, për reduktimin e gjyqtarëve dhe garuesve në një arenë.

Në ditë e parë seminari u mbajt për gjyqtarët – pjesa teorike.

Te shtunën,  trajnerë – pjesa teorike dhe praktike

Te dielën – gjyqtarë – pjesa praktike.

Seminari u mbajt në hotelin Emerald nder sallat me moderne, ku për mbarëvajtjen dhe rregullim e sallës moderne u kujdes stafi profesional i hotel Emeraldit.

Për së afërmi ketë seninar po e përcjell edhe kryetari i Federatës së Karatesë e Kosovës, Ismet Krasniqi, ku morën pjese afër 80 trajner dhe afro 30 gjyqtarë.

Me respekt:

Komisioni për Informim i FKK-së

Comments are closed.